Komisioni i Reformës Zgjedhore, zbardhen emrat e PS

459
Janë zbardhur sot emrat e tre anëtarëve që do të përfaqësojnë Partinë Socialiste në komisionin e hartimit të Reformës Zgjedhore.
Në këtë komision PS-ja do të ketë tre anëtarë Bashkim Finon, Vasilika Hysin dhe Ulsi Manja.
Ndërkohë, dy anëtarë të tjerë pritet që të jenë nga partitë e koalicionit të majtë.
Gjatë ditës së djeshme edhe Partia Demokratike ka propozuar emrat që do të jenë të pranishëm në këtë komision e që do përfaqësojnë të djathtët.
Ata janë Arben Ristani, Gent Strazimiri, Eduard Halimi dhe një tjetër anëtar do i përkasë Partisë Republikane.
Vetëm një ditë më parë Parlamenti vendosi që ti hapë dritën jeshile ngritjes së Komisionit të Posaçëm i cili do të hartojë dhe ligjin elektoral.
Ky komison u ngrit menjëherë pas atij të Reformës në Drejtësi.
Sigal