Raporti i OKB për luftën në Irak: 3.2 milionë të shpërngulur dhe 18.800 të vrarë

426
Një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka nxjerrë në dritë bilancin e civilëve që kanë humbur jetën në Irak përgjatë periudhës kohore 1 Janar 2014 dhe 31 tetor 2015.
Sipas dokumentit të publikuar së fundmi, të paktën 18.800 persona janë vrarë, ndërkohë që mbi 3.2 milionë banorë janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre si pasojë e luftës.
OKB shpall fajtor kryesor Shtetin Islamik për vrasjen e qytetarëve të pafajshëm, por në raport shkruhet gjithashtu se dhunë ka patur edhe nga trupat ushtarake si dhe nga militantët kurdë.
Organizata e Kombeve të Bashkuara në një sesion të detajuar ka publikuar edhe numrin e fëmijëve dhe grave që përdoren si skllevër nga ekstremistët e Shtetit Islamik.
Të dhënat thonë se kjo shifër është afro 3.500. Ndërkohë, për të njëjtën periudhë kohore, mësohet se mbi 36.000 qytetarë kanë marrë plagë të ndryshme.
Raporti i OKB-së është bazuar në deklaratat e vëzhguesve, të dëshmitarëve si dhe të personave që janë detyruar të largohen nga shtëpia.
Ata thonë se përllogaritjet përbëjnë një shifër minimale, pasi shumë prej masakrave të ISIS mund të mos jenë dokumentuar për shkak të mungesës së informacionit.
Sigal