Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian vendosi që të shtyjë për në muajin qershor miratimin e progres-raportit për Shqipërinë, i hartuar nga raporteri Andreas Schieder.
Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit konsiderohen si gur prove në arritjen e standardeve të kërkuara nga Brukseli. Gjatë diskutimeve eurodeputetët këmbëngulën në nevojën për të adresuar dhe zbatuar rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias.
Zgjedhjet e 11 majit, duket se do të jenë kusht për integrimin e vendit në BE. komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian vendosi që të shtyjë për në muajin qershor miratimin e progres-raportit për Shqipërinë, i hartuar nga raporteri Andreas Schieder. Shtyrja u bë për të përfshiruirë në procesedge zgjedhjet e oërgjithshme parlamenrare që konsiderohen si si gur prove në arritjen e standardeve të kërkuara nga Brukseli.
Shqipëria do të mbajë zgjedhjet parlamentare më 11 Maj. Ne do të monitorojmë nga afër zhvillimin e këtyre zgjedhjeve. Për këtë do të ndihmojë edhe zyra qe parlamenti evropian po hap në Tiranë. Kjo ështe arsyeja se pse ne do ta votojme raportin për këtë vend në muajin Qershor për të pasqyruar ecurine e këtyre zgjedhjeve.
Ndikim duket se ka pasur edhe arrestimi i kryevashkiakut të tiranës, Erion Veliaj. Eurodeputetët inkurajuan luftën kundër korripsionit, dhe vunë theksin tek rëndësia e zbatimit të reformave
Ne e përkrahim Shqipërinë si shtet pararojë në procesin e integrimit duke nënvizuar se zbatimi i reformave ne praktike ka vlere me thelbesore sesa thjesht ndryshimi i ligjeve. Ne vleresojme rolin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shqipërisë (SPAK) në ndërtimin e një historie të hetimit, ndjekjes penale dhe dënimit në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Duhet te resp
Mbeshtetje e qarte u shpreh edhe nga komisioni dhe keshilli evropian, por duke theksuart se për të bërë hapaa përpara duhet dialog ndërpartiak dhe gjithspërfshirës
Ky vend duhet te fokusohet ne reformat qe kane te bejne me kapitujt 23-24 qe kane te bejne me shtetin ligjor per te thelluar luften e nisur ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar. Shqiperia ka bere nje zgjidhje strategjike duke e njehsuar plotesish politiken e jashtme me ate te BE-se.
Gjatë diskutimeve eurodeputetët këmbëngulën në nevojën për të adresuar dhe zbatuar rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias. Ata paralajmëruan politikanët që shprehen kundër cënimit të punës së institucioneve të pavarura si SPAK. Bënë thirrje për emërimin e prokurorëve shtesë në Prokurorinë Speciale si dhe ngritjen e një njësie të hetimit financiar.