Endrit Braimllari: Detyra e një burri shteti është të bashkojë qytetarët, Rama nxit përçarjen

458
Sigal

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari, duke komentuar dekretin e sotëm të Presidentit Meta që cakton datën 13 tetor si datën e zgjedhjeve lokale, shkruan se dekreti i Presidentit Meta është dekret Kombëtar i cili bashkon shqiptarët dhe nuk i përçan.

Sipas Brahimllarit, kjo është edhe arsyeja pse Edi Rama kërkon të shkojë në paligjshmëri dhe nuk shkëputet dot nga strukturat kriminale të cilat e kanë marrë peng.

“Edi Rama është i kapur nga krimi i organizuar, nga oligarkia dhe nga korrupsioni i tij qeveritar.
Arsyeja pse Edi Edi Rama kërkon të shkojë në paligjshmëri më 30 Qershor ka të bëjë me faktin se ai nuk shkëputet dot nga strukturat kriminale të cilat e kanë marrë peng .
Edi Rama dhe deputetët e tij falen tek krimi i organizuar ndërsa shqiptarët kërkojnë ta ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre !Dekreti i Presidentit për të mbajtur zgjedhjet me 13 Tetor është dekret kombëtar i cili bashkon shqiptarët dhe nuk i përçan.
Detyra e Edi Ramës është të nxisë dhunë dhe të përçajë shqiptarët .
Detyra e një burri shteti është të bashkojë qytetarët e tij duke ofruar shpresë dhe besim së ky vend do të bëhet.
Shqipëria nuk mund të rrije peng i një Kryeministri të cmendur dhe i zagarëve të tij politike.
Shqipëria është e shqiptarëve, e te rinjve dhe të rejave që duan ta ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.”-shkruan Braimllari.