Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miraton listat shumemërore të kandidatëve 5 subjekte zgjedhore

244
Sigal

Ditën e sotme, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve pas shqyrtimit të dokumentacionit vendosi të miratojë listat shumemërore të subjekteve zgjedhore:

1. Partisë Aleanca Demokracia e Re

2. Partisë Bindja Demokratike

3. Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare

4. Partisë Balli Kombëtar

5.  koalicionit Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët;

dhe të regjistrojë kandidatin e propozuar nga zgjedhësit për zonën zgjedhore qarku Shkodër, z. Pal Shkambi.

Gjithashtu, Komisioneri vendosi refuzimin e kërkesës së koalicionit Aleanca dhe Partisë Aleanca Kombëtare për regjistrimin e listave shumemërore, si edhe kërkesën për regjistrimin si kandidat i propozuar nga zgjedhësit të z. Plarent Aleksi për zonën zgjedhore qarku Berat.