Koalicioni i Majtë 84 mandate, koalicioni i Djathtë 56

444
Sigal

Mbyllet numërimi i votave në shumicën e qarqeve, socialistët zyrtarizojnë festën, selia e PD në pritje

Në Parlamentin e ardhshëm që do të nisë punën në muajin shtator, koalicioni i Majtë ka marrë 84 mandate deputetësh, ndërsa koalicioni i djathtë 56 mandate. Mbrëmë ka mbaruar përfundimisht numërimi i votave në shumicën e qarqeve të vendit, duke lënë një numër të vogël të kutish, ende të pahapura, për shkaqe teknike, apo për vonesë komisionerësh. Ajo që mund të thuhet që në fillim është se numërimi i gjertanishëm mundëson nxjerrjen e rezultatit përfundimtar, me një mundësi minimale për ndryshime të vogla të tij,  gjatë numërimit të sotëm. Sidoqoftë, për shkak të  traditës,  ankthi dhe enigmat vazhdojnë deri në numërimin e kutisë së fundit. Dhe ajo që ka më shumë rëndësi është fakti se tani festa e koalicionit të majtë ka filluar në të gjitha qarqet e Shqipërisë, ku të rinj të shumtë qarkullojnë me makina dhe flamuj, duke i rënë borive dhe duke brohoritur. Ndërkaq, nga kampi blu zotëron një heshtje e plotë, duke pritur me shqetësim mbarimin e plotë të procesit të numërimit. Panorama e saktë e përfundimit të zgjedhjeve plotësohet edhe me deklaratat e krerëve të partive, ku ata që kanë humbur, ankohen për vjedhje votash dhe ata që kanë marrë rezultate të kënaqshëm, vlerësojnë votuesit për besimin e treguar. Në fakt, diferenca e madhe e votave, midis të majtëve dhe të djathtëve, tregon qartë se kampi blu nëpërmjet qeverisjes së saj, nuk i ka përmbushur siç duhet aspiratat e votuesve të vet, ose elektorati e ka humbur aktualisht besimin tek thellimi i reformave ekonomike.  Kjo nuk i heq mundësinë kampit rozë, ose të majtë që të krenohet për fuqizimin e strukturave të veta, në të gjitha qarqet ku ky koalicion pati diferencime ndaj kundërshtarëve. Ndërkaq, roli i ndërkombëtarëve, në këto zgjedhje ka qenë i madh, sepse përfaqësuesit e tyre kanë dhënë orientime dhe kanë bërë komente të sakta për ecurinë  e procesit. Verdikti përfundimtar i këtyre zgjedhjeve ende nuk është dhënë, por ajo që duhet thënë ka të bëjë më faktin, se ky proces zgjedhor ka qenë relativisht i qetë dhe pa shumë ngarkesa të rënda emocionale. Duke përmendur një rast ekstrem, i cili duhej të ishte evituar, mund të themi se gjatë ditëve të tjera nuk ka pasur shumë përballje të dhunshme apo fyese midis palëve. Gjithashtu gjatë procesit të numërimit të votave, pavarësisht nga ankimimet e partive, është thënë se edhe ky proces e ka kaluar me sukses provën për të nisur një epokë të re në historikun e zgjedhjeve të ardhshme. Ndofta këto zgjedhje do të shënojnë rastin e parë, ku nuk janë konstatuar vjedhje të votave, pavarësisht nga fakti, se Spahiu, Dule, apo disa parti të tjera, kanë shfaqur qysh tani ankesa për këtë problem.

E Majta fiton shumicën e cilësuar në Kuvendin e ri

Fitorja e ASHE, në zgjedhjet e 23 Qershorit është e tillë që ka fituar edhe shumicën e cilësuar në Kuvendin e Ri. E majta ka 84 deputetë, që do të thotë se ka edhe shumicën e cilësuar për të marrë çfarëdo vendimi në Kuvendin e ardhshëm. E fituara e këtyre zgjedhjeve është LSI-ja, e cila fitoi

Qarku Dibër, mbyllet numërimi -ASHE 3  APMI 3 (PS 2, LSI 1, PD 3)

Qarku Korçë, mbyllet numërimi ASHE 7, APMI 5 (PS 6, LSI 1, PD 5)

Qarku Kukës , mbyllet  numërimi ASHE 2, APMI 2 (PS 1, LSI 1, PD 2)

Qarku Shkodër vijon numërimi ASHE 6, APMI 5

Qarku Lezhë, vijon numërimi ASHE 4, APMI 3

Qarku Durrës, vijon numërimi ASHE 7, APMI 6

Qarku Tiranë, vijon numërimi ASHE 18, APMI 14 (PS 15/PD 12/ LSI 3/ PDIU 1/ PR 1

Qarku Elbasan, vijon numërimi ASHE 8, APMI 6

Qarku Fier, vijon numërimi ASHE 10, APMI 6

Qarku Berat, vijon numërimi ASHE 6, APMI 2

Qarku Gjirokastër , vijon numërimi ASHE 4, APMI 1

Qarku Vlorë, mbyllet numërimi ASHE 8 ( 6 PS, 1 PBDNJ dhe 1 LSI) APMI 4 ( 3 mandate PD dhe 1 PDIU)