Policia e Kosovës konfirmon skandalin e gazit helmues

1570
Sigal

Zyra e shtypit të Policisë së Kosovës pranon faktin se i ka huazuar ministrisë së Brendshme shqiptare gaz lotsjellës për tu përdorur në protestat e opozitës, pas presionit të Thaçit. Kërkohët dorheqja e Drejtorit të policisë dhe fillimi i hetimeve.

Solli gazin helmues ndaj protestuesve në Shqipëri pas presionit të Thaçit, kërkohet dorëheqja e drejtorit

 Pas skandalit me gazin lotsjellës, që drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ia huazoi jashtëligjshëm policisë së Shqipërisë, dhe arrestimit të hetuesve të dyshuar për haraç, Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare ka kërkuar dorëheqjen e tij.Bedri Elezi nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare, ka kërkuara dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalaj, për shkak të skandaleve në polici.Sipas Elezit me doreheqjen e Qalajt që është i përfshirë edhe në skandalin me gazin lotsjellës, për të cilën raportoi Insajderi, do t`i hapeshin rrugë reformave në policinë e Kosovës. “Ne si IKSN, mendojmë se pas zhvillimeve të fundit të drejtorisë për krime ekonomike, ku janë arrestuar 5 zyrtarë nën dyshim për keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe përfshirjes së policisë së Kosovës së Kosovës në shitjen e gazit lotsjellës me policisë shqiptare, drejtori i Policisë së Kosovës Rasishit Qalaj duhet te jap dorëheqje, dhe kështu t’i hapë rrugë reformave ne polici”, ka thënë Elezi në një intervistë për InForkus.  Insajderi.com ka zbuluar se drejtori i Policisë Rashit Qalaj ka ndihmuar që të shtypen protestat e opozitës në Shqipëri. Insajderi ka zbuluar se Sandër Lleshaj, ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, kishte gënjyer publikisht shqiptarët lidhur me blerjen e gazit lotsjellës. Kishte mbajtur fshehur faktin që ishte marrë huazim nga Policia e Kosovës.Për shkak të ndjeshmërisë, rregullat në blerjen e armëve e gazit lotsjellës janë specifike. Në momentin e kontraktimit, blerësi-Policia e Kosovës, nuk lejohet që t’ia huazojë dikujt tjetër. Është përdorues i fundit i armës dhe mban përgjegjësi se si e përdorë atë.Mirëpo, ky rregull është thyer nga Rashit Qalaj, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës. Ai ka vendosur që t’ia huzojë 500 granata me gaz Policisë së Shqipërisë.Ky vendim i tij, sipas burimeve të Gazetës Insajderi, ka ardhur pas presionit që atij i është bërë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Kjo sasi prej 500 granatave me gaz ishte “dhuratë”, e Thaçit për partnerin e tij politik Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë.Implementimi i tij duhet të bëhej nga drejtori Qalaj, njeri i lidhur dhe i dëgjueshëm i PDK-së së themeluar nga Thaçi.Po ashtu, pjesë formale e implentimit do të duhej të ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme. Atëkohë, këtë post e mbante Ekrem Mustafa, i cilësuar nga kritikët e opozitarët si ministër analfabet dhe i padijshëm.Insajderi ka siguruar letrën që Mustafa ia kishte dërguar shefit të tij, Behgjet Pacollit. Duhej formalisht edhe “vula” e Pacollit për marrëveshje ndërkombëtare.Ky nuk është skandali i vetëm në policinë e Kosovës gjatë mandatit të Qalajt, deri tash katër hetues të krimeve ekonomike e korrupsionit, përfshirë Sylë Bejtën, Naim Thaçin, Lavdim Osmanin, Lutfi Menxhiqin, janë arrestuar brenda disa muajve pasi janë të përfshirë në veprime të kundërligjshme përfshirë edhe haraçin ndaj bizneseve. Drejtoria e Përgjithshme e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit, udhëhiqet nga Bashkim Spahiu, që është krahu i djathtë i drejtorit të përgjithshëm të policisë Rashit Qalaj. Inspektorati Policorë, javën e kaluar e kapi në flagrancë Lavdim Osmanin, udhëheqës i Krimeve Ekonomike në Prishtinë, duke marrë mbi 1 mijë euro nga një qytetar, i cili po ashtu u arrestua. Sipas informacioneve, Osmani si krye hetues i Prishtinës ka qenë udhëheqësi i një grupi të policisë, të cilët dyshohet se u kanë vënë haraç bizneseve. Ai dyshohet se ka hetuar shumë kompani, për t’ua mbyllur më pas rastet vetëm në këmbim të parave.Osmani është tezak i Bashkim Spahiu, drejtor i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës.“Me të arrestuarin e IPK-së kam një relacion familjar. Do të thotë jemi tezak. E për më shumë nuk isha lëshu që të komentoj”, ka thënë Spahiu në konferencën e sotme për media. Në aksionin e Inspektoratit policorë u arrestua edhe hetuesi i dytë i krimeve ekonomike, Lutfi Menxhiqi. Ndaj të dyve është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Policia e Kosovës konfirmon se i ka huazuar gaz lotsjellës Shqipërisë me miratimin e Ministrisë së Brendshme

Policia e Kosovës ka konfirmuar vërtetësinë e lajmit të publikuar nga “Insajderi”, se gazi lotsjellës i përdorur nga policia shqiptare për të ‘shtypur’ protestat e opozitës është marrë nga Kosova.Në një reagim për mediat, policia e Kosovës thekson se huazimi i gazit lotsjellës është bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve policore dhe kjo ka marrë aprovimin e dy ministrive kompetente.Policia e Kosovës pohon se është marrë mendimin e Zyrës Ligjore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, po ashtu dhe është dhënë pëlqimi i kompanisë që prodhon gazin lotsjellës.“Policia e Kosovës, përmes këtij informacioni zyrtar, informon opinionin publik dhe mediat lidhur me huazimin e gazit lotsjellës Policisë së Shtetit të Shqipërisë që është realizuar në vitin e kaluar.Huazimi i gazit lotsjellës fillimisht është bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit në mes të dy institucioneve policore, si dhe mbi pëlqimin e realizuar nga të dy ministritë kompetente, ajo e Punëve të Brendshme dhe e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës.Në aspektin ligjor paraprakisht janë marrë mendimet pozitive edhe nga ana e Zyrës Ligjore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të RKS-se dhe e Policisë së Kosovës, përfshirë edhe pëlqimin e dhënë nga ana e kompanisë prodhuese të gazit lotsjellës.Bazuar në procedurat e parapara ligjore, marrëveshjen e bashkëpunimit të hartuar mbi bazën ligjore, pëlqimin dhe autorizimin e ministrive kompetente, pëlqimin e kompanisë dhe mendimin pozitiv të zyrave ligjore, është bërë huazimi i gazit lotsjellës.Mbi bazën e bashkëpunimit ndërinstitucional, me shtetet fqinje në këtë rast jo vetëm me Shqipërinë, Policia e Kosovës shkëmben personel policorë, patrullime dhe trajnime të përbashkëta si dhe pajisje logjistike sipas nevojës.Policia e Kosovës, inkurajon mediat dhe gazetarët që para publikimit të informacioneve, t’i drejtohen policisë, për sqarimin e informacioneve dhe marrjen e informatave zyrtare, në mënyrë që të ketë informim të drejtë të opinionit publik, sepse të gjitha veprimet e ndërmarra janë realizuar sipas ligjeve në fuqi”, thekson Policia e Kosovës.