Koalicionet parazgjedhore, opozita aleancë me 40 parti, maxhoranca me 26

458
Sigal

Regjistrimet vazhduan deri në mesnatë

 Ora 24:00 shënon skadimin e afatit ligjor për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 23 Qershorit. Sipas nenit 65, pika 1 e Kodit Zgjedhor parashikohej që dy, ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, mund të regjistrohen si koalicion zgjedhor në shkallë vendi, jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Në fillim krerët partiakë menduan se ky afat mbaronte më datën 23 prill, por procedurat paracaktonin datën 24 prill, deri në mesnatë.

 Opozita 40 parti

Marrëveshjet dhe koalicionet ishin të vështira për t’u arritur. Rama ka hasur vështirësi me firmosjen e Gjinushit, ndërsa Berisha ka shtyrë bisedimet me krerët ballistë, për në orën 15:00 të ditës së djeshme. «Ne, firmosëm sepse mendojmë për interesat e larta kombëtare dhe jo për karriget personale», u shpreh Kryeballisti Alimadhi. Dy kampet e mëdha politike PD dhe PS kanë përfunduar marrëveshjet me partitë e vogla. Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genc Gjoncaj, dorëzoi rreth orës 19:00 në KQZ dokumentin e nevojshëm për regjistrimin e koalicionin parazgjedhor “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Në një prononcim të shkurtër për mediat zoti Gjoncaj bëri të ditur se pjesë e koalicionit opozitar janë 40 parti politike. “Koalicioni ka në përbërje 40 parti politike, të cilat do të garojnë së bashku për të bërë të mundur rilindjen shqiptare”,- deklaroi Gjonçaj.

 Maxhoranca, 26 parti

Ndërkohë, “Aleanca për punësim, mirëqenie dhe integrim” e kryesuar nga Partia Demokratike ka mbledhur rreth saj 26 parti të djathta dhe të qendrës, duke premtuar vazhdimin e reformave dhe përmirësimin e jetës së vendit.  Rreth orës 21:40 përfaqësuesi ligjor i PD-së, Njazi Kosovrasti ka regjistruar në KQZ listën me 26 parti që do përbëjnë koalicionin e djathtë ‘Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim’. Pas mbarimit të proceduarave të regjistrimit në KQZ, zoti Kosovrasti nuk ka treguar kush ka qenë partia surprizë që i është shtuar koalicionit të djathtë, pasi dje kryeministri firmosi marrëveshje me 24 parti që do shkonin me PD në zgjedhje, ndërsa sot kësaj liste i është shtuar edhe një parti tjetër.

FRD e AK të vetme në zgjedhje

Të dy partitë e krijuara nga dy ish-drejtuesit e lartë të KLD-së, do të konkurrojnë jashtë koalicioneve. Kështu FRD e Bamir Topit do të dalë më vete në zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit, duke refuzuar ftesën e Berishës, për koalicion me PD. Po ashtu edhe AK-ja e Kreshnik Spahiut deklaroi pasditen e djeshme se do të garojë e vetme. Sistemi proporcional rajonal që aplikohet në Shqipëri favorizon aleancat e gjera dhe kjo u provua me zgjedhjet e 2009-s.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 2009 konkurruan katër koalicione zgjedhore. “Aleanca e Ndryshimit” ishte formacioni më i madh i përbërë nga 10 parti të djathta; koalicioni i majtë “Bashkimi për ndryshim”, përbëhej nga 5 parti; ndërsa Aleanca “Poli i Lirisë” dhe “Aleanca Socialiste për Integrim”, grupuan secila nga 6 parti.

“ALEANCA PËR SHQIPËRINË EUROPIANE”

Partia Socialiste e Shqipërisë, Edi Rama

Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta

Partia e Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule

Partisë Aleanca Popullore, Artur Dojaka

Partinë Aleanca Demokristiane, Zef Bushati

Partia Demokracia Sociale, Paskal Milo

Partia Socialdemokrate, Skënder Gjinushi

Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, Gjet Ndoj

Partia Socialiste e Moderuar, Gjergj Koja

Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar, Marko Dajti

Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane, Valentin Mustaka

Partia Ambientaliste, Nasi Buzheku

Partia Ardhmëria Shqiptare, Emin Subashi

Partia Bashkimi Republikan Shqiptar, Zane Llazi

Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet, Halim Seitaj

Partia e Çështjeve Shqiptare, Bujar Shurdhi

Partia e Gjelbër, Edlir Petanaj

Partia e Punës së Shqipërisë, Muharrem Xhafaj

Partia Reformatore Demokratike, Skënder Halili

Partia e Unitetit Kombëtar, Idajet Beqiri

Partia G99, Ervin Mete

Partia Komuniste Shqiptare, Qemal Cicollari

Partia Komuniste 8 Nëntori, Preng Çuni

Partia Kristian-Demokrate, Dhimitër Muslia

Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, Nikolin Staka

Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve, Astrit Kosturi

Partia Mendimi i Djathtë Liberal, Mustafa Liçi

Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve, Ymer Kurti

Partia e Prosperitetit Demokratik, Yzeir Fetahu

Partia e Personave me Aftësi të Kufizuara, Afrim Jeshili

Partia Rruga e Lirisë, Kurt Kola

Partia Shqiptare “Atdheu”, Kreshnik Osmani

Partia Social Punëtore e Shqipërisë, Ramadan Ndreka

Partia Toleranca e Re e Shqipërisë, Avdi Keçi

“ALEANCA PER PUNESIM, MIREQENIE DHE INTEGRIM”

Partia Demokratike

Partia Republikane

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet

Partia Agrare Ambientaliste

Partia Lidhja Demokristiane

Partia Lëvizja e Legalitetit

Partia Aleanca Demokratike

Partia Bashkimi Liberal Demokrat

Partia Balli Kombëtar Demokrat

Partia e të Drejtave të Mohuara e Re

Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet

Partia Ora e Shqipërisë

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian

Partia Demokracia e Re

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar

Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar

Partia Konservatore Shqiptare

Partia e të Drejtave të Mohuara

Partia Lëvizja Shqipëria e Re

Partia e Minoritetit Grek për të Ardhmen

Partia Demokristiane

Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë

Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare

Partia Civile e Shqipërisë