Koalicion me LSI? Rama: Nuk rikthehemi te partia e presidentit

260
Sigal

Kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste nuk ka asnjë plan për të diskutuar një koalicion me Lëvizjen Socialiste me Integrim.

I pyetur për këtë mundësi në një bashkëbisedim me gazetarët, kryeministri e quajti LSI-në partinë e presidentit.

‘Në politikë kurrë mos thuaj kurrë, por nuk shoh perspektivë për rikthim në koalicion me partinë e Presidentit, sepse konteksti i sotëm, degradimi i asaj force politike dhe detyrimet tona në program dhe bindja jonë se për ne është e mjaftueshme të flasë punë dhe aleanca me popullin, na e bëjnë krejtësisht pa interes këtë temë diskutimi.

Nuk kemi asnjë arsye që të mendojmë në këtë drejtim’, tha Rama.