Rama në konferencë me Stoltenberg, i kërkon futjen e Kosovës në NATO

424
“Asnjë vend nuk është i paprekshëm nga kërcënimet terroriste, për këtë duhet të jemi vigjilentë, dhe vendet e rajonit duhen ndihmuar të rrisin kapacitetet kundër ekstremizmit” deklaroi Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.
Stoltenberg, është sekretari i tretë i Përgjithshëm që viziton Tiranën dhe vizita e tij, (për herë të parë në Shqipëri) është tregues se aleanca e Atlantikut Verior është e angazhuar për të ruajtur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Jo vetëm kaq NATO është e përqëndruar të bashkëpunojë për të siguruar një rajon të qëndrueshëm dhe në gjëndje të luftojë ISIS, ekstremizmin.
“Asnjë vend nuk është i paprekshëm, duhet të jemi vigjilentë” tha Stolenberg.
Pasi dha garancitë e një kryeministri se Shqipëria është plotësisht e angazhuar të kontribuojnë në çdo mision ku kërkohet kontributi i tyre, Rama nënvizoi zgjerimin e NATO-s me Kosovën. “Në këtë rajon nuk duhen lënë zonat gri, dhe duhen eliminuar të gjithë potencialet që mund të shfrytëzohen nga e keqja që përballemi bashkarisht”
Konferenca e përbashkët për shtyp që u zhvillua mesditën e 10 dhjetorit, nisi me lavdërimet për godinën e bukur të kryeministrisë, dhe u mbyll me lavdërimet për Ramën si një lidership me zë të fortë në çështje thelbësore për të gjithë Europë.
Të vendosur të ruajmë stabilitetin në rajon
Jens Stoltenberg: NATO është shumë e përqëndruar për të ruajtur dhe mbajtur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Jemi përqëndruar këtu për shumë vjet. Ju duhet të sillni ndërmend që operacioni ushtarak jashtë zonës së NATO-s ka qenë në Ballkan, – Bosnje Hercegovinë dhe më pas Kosovë-. Politika e dyerve të hapura është një factor kyç që kontribuon në stabilitetin dhe forcimin e tij në rajon. Prandaj Kroacia, Sllovenia janë tanimë anëtare të Aleancës dhe Shqipëria është anëtare. Besoj se diskutimi që zhvillova me kryeministrin sot përforcon rëndësinë e Shqipërisë si anëtare jo vetëm për sigurinë e Shqipërisë por për stabilitetin në rajon. Jemi të përqëndruar të bashkëpunojmë dhe punojmë të sigurojmë që ky të mbetet një rajon i qëndrueshëm dhe është në gjëndje të luftojë ISIS, ekstremizmin. Kjo është në interest ë rajonit por dhe të gjithë aleancës dhe sigurisë globale. Do të doja gjithashtu të lavdëroja dhe lidershipin e Tiranës, nga kryeministri në përballjen e këtyre sfidave siç janë të pranishme edhe në pjesën tjetër të Europës. Realisht do të doja të përshëndesja zërin e fortë dhe lidershipin e fortë me të cilin kryeministri ka treguar për këto çështje thelbësore për të gjithë Europën.
Edi Rama: Ne jemi plotësisht të angazhuar të kontribuojmë me të gjitha mundësitë për të disponuar në çdo mission ku kërkohet kontributi ynë
Pyetje: A ka lidhje vizita e Stoltenberg me sulmet në Paris?
Jens Stoltenberg: Vizita ime në Tiranë nuk është diçka që e kemi vendosur për shkak të sulmeve në Paris. Mendoj se ka rëndësi që të vizitoj Tiranën pasi ne vlerësojmë shumë kontributet e Shqipërisë, por sa i takon kërcënimeve terroriste, asnjë vënd nuk është i paprekshëm prandaj duhet të jemi vigjilentë. Na duhen mjete ushtarake, mirëpres faktin që shumë vende aleate të NATO-s po rrisin kontributin. Duhen ndihmuar vendet në rajon të rrisin kapacitetet tdhe të rrisin vetë kapacitetet kundër ekstremizimin
Edi Rama: Shqipëria nuk është as më shumë dhe as më pak e rrezikuar se të gjithë vendet e tjera
Jens Stoltenberg: Vlerësojmë rolin e Shqipërisë
Jens Stoltenberg: Lavdëroj Shqipërinë për angazhimin e fortë dhe kontributin që ju po ofroni në misionet e NATO-s. Ne e vlerësojmë shumë, por dhe atë që ju po bëni për të kontribuar në stabilitetin e rajonit. Ju luani një rol kyç në rajon.
Rama: Zgjerimi i NATO-s të vijojë me Kosovën
Edi Rama:Specifikisht i shpreha Sekretarit të Përgjithshëm mirënjohjen e Shqipërisë për vendimin e NATO-s për të pranuar Malin e Zi, sepse zgjerimi i aleancës është zgjerimi i hapësirës së lirisë paqes dhe demokracisë Jemi mbështetës për vijimin e këtij procesi me anëtarësimin e vendeve të tjera të rajonit. Në këtë kontekst Shqipëria shpreson që vendet aleate do të sqarojnë në kohën më të shpejtë mundësinë e afrimit të marrëdhënieve të NATO-s me Kosovën. Në këtë rajon nuk duhen lënë zonat gri, dhe duhen eliminuar të gjithë potencialet që mund të shfrytëzohen nga e keqja që përballemi bashkarisht.
Sigal