KLP përfundon vlerësimin, ja 3 prokurorët e rinj të SPAK

45

Zbardhet vlerësimi i bërë nga KLP për kandidatët për SPAK. Më i vlerësuari është Sotir Kllapi me 174 pikë.

Në vend të dytë është Dritan Prençi me 171 pikë, ndjekur nga Vladimir Mara me 168 pikë dhe Dorina Bejko me 158 pikë. Me këtë renditje prokurorët e rinj të SPAK bëhet Sotir Kllapo, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara ndërkohë skualifikohet Dorina Bejko. Por duhen dekretuar nga Presidenti Meta.

Ditën e djeshme u zhvilluan intervistat jo më shumë se 45 minuta nga KLP për të gjithë kandidatët për SPAK. I ri ndër këta prokurorë është vetëm Sotir Kllapi pasi Prençi dhe Mara ishin të komanduar prej ngritjes së SPAK. Pas tetë prokurorëve që ngritën SPAK, e 9-ta u bë në janar Doloreza Musabelliu dhe me 3 të rinjtë numri tashmë shkon në 12-të anëtarë të SPAK. /BW