Basha zyrtarëve austriakë: Krimi dhe korrupsioni po kthjenë mbrapa vendin

446
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në takim Drejtorin e Politik të Ministrisë së Jashtme Austriake, Jan Kickert dhe Drejtorin për Ballkanin Perendimor, Johannn Sattler.
Duke u fulor për zhvillimet e brendshme Basha tha se vendi po bën kthim mbrapa dhe zhbërja e standardeve demokratike rrezikon seriozisht të ardhmen e Shqipërisë.
Kryetari i Partisë Demokratike njohu diplomatët e lartë austriakë me shkeljen e rëndë të standardeve në zgjedhjet e fundit, me blerjen masive të votave, me ushtrimin e presionit mbi zgjedhësit, me përfshirjen e administratës dhe institucioneve publike në skemën e trysnisë nsaj votuesve, me kandidimin e personave me të shkuar kriminale.
Inkriminimi i administratës dhe i politikës deri në nivelin e Parlamentit, janë shqetësim i madh për vendin, tha Basha, i cili theksoi se pa çuar deri në fund dekriminalizimin për të cilën Partia Demokratike është e vendosur, Shqipëria nuk mund të ketë të ardhme europiane. Basha gjithashtu informoi zyrtarët e lartë të vendit mik se keqeverisja po sjell pasoja dramatike në ekonomi dhe po shkakton padrejtësi të vazhdueshme çka po nxit dhe numrin e lartë të bashkqytetarëve që ikin nga vendi dhe kërkojnë azil në Europë. Ky eksod në rritje i shqiptarëve po merr përmasa shqetësuese duke vënë në rrezik lëvizjen e lirë pa viza të shqiptarëve në hapësirën Shengen, një e drejtë e fituar me shumë mund e përpjekje.
Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se krimi, korrupsioni dhe dhunimi i votës së lirë janë kthyer në pengesë dhe kërcënim të madh për zhvillimin e Shqipërisë dhe përparimin e saj në rrugën e integrimit europian.
Sigal