Lojërat e fatit, MF: Pikat e reja hapen pasi janë shlyer detyrimet tatimore

676
Ministria e Financave ndryshon udhëzimet mbi procedurat e hapjes ë pikave të reja të lojërave të fatit. Sipas këtij ndryshimi do të forcohen rregullat për lojërat e fatit, që do të thotë se asnjë pikë basti, kazino elektronike apo çfarëdo loje fati, nuk mund të hapë pikë të re, nëse nuk ka paguar detyrimet tatimore.
“Mbështetur në pikën 4 të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në zbatim të nenit 10, pika 4, të ligjit nr. 10033, datë 11.12.2008 “Për lojërat e fatit”, të ndryshuar, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka nënshkruar një ndryshim në udhëzimin nr 5, datë 19.01.2009 “Për procedurat e hapjes dhe mbylljes të sallave të lojërave të fatit, basteve sportive, kazinove elektronike, bingove tradicionale”. Ky ndryshim saktëson se hapja e lojërave të përmendura mund të bëhet vetëm pasi në organet përkatëse të paraqitet edhe vërtetimi për shlyerjen e detyrimeve tatimore”.
Sigal