Dr. Petrit Vargu/ Shkatërrohet dhoma e Prof. Dr. Berishës në QSUT

1055
Dr. Petrit Vargu denoncon tjetërsimin e dhomës ku ka punuar Prof. Dr Berisha si shef i Hemodinamikës, i cili njihet si shkencëtari i parë dhe themeluesi i kabinetit të Hemodinamikës shqiptare. Sipas mjekut të QSUT-së, Dr. Vargu, shkatërrimi i studios mjekësore e doktor Berishës, e cila kishte mbetur e paprekur që nga dita kur doktor Berisha, së bashku me studentët nisën aksionin për rrëzimin e diktaturës komuniste. Kjo studio ishte në repartin e Kardiologjisë, dhe prishja e saj ka shokuar të gjithë personelin mjekësor. Në një prononcim të tij në rrjetet sociale, doktor Vargu shprehet si më poshtë: “Sot mora vesh me trishtim që, dhoma ku ka punuar Prof. Sali Berisha në repartin e Kardiologjisë ishte prishur dhe ishte shndërruar në dhomë pushimi për Hemodinamistët roje. Ky veprim nuk guxohej as të mendohej deri pak kohë më parë, aq sa kjo dhomë ruhej me fanatizëm pa u hapur me stilokalemin e lënë horizontalisht, ashtu si e la Prof.


 Sali Berisha kur e thirrën Studentët e Dhjetorit. Njerëzit pa histori në mjekësinë tonë, i tremb historia e lavdishme e Kardiologjisë shqiptare, histori kjo që prodhoi në mënyrë të pamohueshme burra shteti. Ju lutemi lexojeni statusin tim, pa ngarkesa politike, ashtu siç po e shkruaj unë, por thjesht si një trishtim për nihilizmin që shfaq populli im ndaj historisë”. Me një herë pas këtij statusi të publikuar, gazeta “Telegraf” mori një prononcim nga Dr. Petrit Vargun, i cili u shpreh se me këtë gjest po mohohet dhe po prishet historia e mjekësisë shqiptare, gjë që përbën një fatkeqësi jo vetëm për kombin, por edhe për të gjithë plejadën e mjekëve, infermierëve dhe personelit mjekësor të qendrës spitalore në Tiranë. Më poshtë doktor Vargu thekson se: “Jam krenar që kam qenë student i Prof. Dr. Sali Berishës, Prof. Dr Sabit Brokës, Prof. Dr. Isuf Kalos, Prof. Dr Anesti Kondili, Prof. Dr Pëllumb Bitri, Prof. Dr Besim Elezi, Prof. Dr. Kristo Pano, Prof. Dr Josif Adhami, Prof. Dr. Nestor Tereska e dhjetëra pedagogëve të tjerë, të cilëve u kërkoj ndjesë në pamundësi të listës së gjatë të përmendjes së emrave të tyre. Ky është një privilegj, të cilin nuk e ka çdo mjek që ka mbaruar fakultetin e mjekësisë, ndaj unë jam krenar dy herë: E para që kam qenë student i tyre, dhe e dyta si koleg i studentëve, të cilët nuk kishin fatin të kishin këtë njohje që mua fati dhe koha ma realizoi. Ata na mësuan humanizmin, profesionalizmin, paleontologjinë, sakrificën, ndershmërinë dhe faktin që kurrë nuk nga shkonte në mendje mitmarrja ndaj atyre pacientëve që sytë i kishin nga ne. Mendoj, besoj dhe gjykoj që pedagogë të tillë Fakulteti i Mjekësisë shqiptare jo vetëm që nuk i ka, por as në ëndërr nuk ka për t’i gjetur me të gjitha cilësitë që ne përshkruam më sipër”, përfundon prononcimin e tij për “Telegraf”, doktor Petrit Vargu. I pyetur se, a mundet të merret politikisht ky konstatimi i tij dhe kjo deklaratë? Ai u shpreh se: “Në fund të fundit unë jam mjek, por edhe politikisht më duhet të them se historinë e një kombi duhet ta bëjnë historianët dhe se militantët e partive politike që drejtojnë institucionet në një periudhë të caktuar kohe, të cilitdo krahu politik nuk duhet të bëhen pjesë e lojërave të pista dhe antikombëtare”. 
Ja komentet për këtë status
R.S: Nuk habitem fare nga kjo qasje e sorosianeve me në krye Ed Ramen (Duçja i Shqipërisë). Kështu po vepron dhe në institucionet e artit dhe kulturës, ku me veprimet e tyre kanë zhdukur “memorien institucionale”. Problemi nuk qëndron se : Ç’po bëjnë këtaaaa…!!! Çështja është: Çdo bëjmë neeeeee?!

E.R: Doktor Vargu je me të vërtetë njeri i madh. Njeri me karakter të bukur, “open minded” qenie njerëzore që e ke dashur dhe akoma do me gjithë zemër mjekësinë shqiptare. Shumë nga ata “mjekë” që “përfituan” ndër vite nga “miqësia” me figurat e ndritura të kardiologjisë as do kishin “marrë mundimin” të shkruanin ndonjë rresht për këtë histori. Respekt për ju Doktor, se asnjëherë nuk ke qenë “bukeshkale” apo i “udhëhequr” nga urrejtja ideologjike shpirtërore në marrëdhëniet me kolegët dhe profesorët. E ke shkruajtur shumë bukur. Fat i madh që Shqipëria ka intelektualë dhe djem “flori” si puna juaj, Doktor Vargu. Respekte!

A.L: Respekt për fjalën dhe punën tuaj Doktor Vargu!

A.T: Edhe pse kundërshtar, respekton historinë. Respekte për ju!

I.M: Njerëzit që bëjnë histori mbeten nga veprat, veprimet dhe mos veprimet, sjellja me vendin dhe njerëzit, dhe ka vlerë që populli duhet t’i ruaj origjinale të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me ta. 
Sigal