Stadiumet mbushen me njerëz në Shqipëri, por janë për… fushatë

311
Sigal

Tifozët e futbollit nuk lejohen, ata i shohin ndeshjet nga tarracat e shtëpive, nga urat, apo jashtë rrethimit, por ama kur vjen puna për fushatë, nuk ka më as rregulla COVID-i dhe asnjë penalizim!

Mjafton të shohësh pamjet e dy takimeve elektorale që ka zhvilluar Partia Socialiste në stadiumet “Skënderbeu” në Korçë dhe “Elbasan Arena” në Elbasan, për të kuptuar se askush nuk do t’ia dijë për futbollin, për financat e klubeve dhe për situatën e vështirë që po kalojnë klubet shqiptare.

Mesa kuptohet virusi është më “dashamirës” me pjesën e politikës sesa me komunitetin e futbollit. Ky është i vetmi “shpjegim logjik” që mund t’i japim kësaj situate, pasi çdo argument logjik tjetër bie poshtë… Sa ironike aq edhe e trishtueshme!