Presidenti Ilir Meta i drejtohet Edi Ramës: Nuk do kesh vend ku të futesh po preke një votë

333
Sigal

Më tej gjatë intervistës, Kreu i Shtetit i drejtohet Edi Ramës në mënyrë direkte duke i thënë se nuk do kesh vend ku të futesh po preke një votë.

“Sorrat do të kenë një fund të dëshpëruar. Çdo pikë gjaku që do derdhet si në Kavajë do të jetë një faturë e zezë për Edi Ramën. Në rastin më të mirë mund të përfundoj në spitalin psiqiatrik të Vlorës, në rastin më të keq do të ketë një fund të zi. Rames po i them nga Shkodra, nuk do kesh vend ku të futesh po preke një votë. Kjo që them është tepër serioze.”,- Presidenti i Republikës.

“Do dekretoj çdo shumicë që do të dale nga 25 prilli, nga zgjedhjet e lira dhe te ndershme. Do t’i besoj rezultateve që shikoj unë. Do dekretoj atë shumicë që fiton numërim më të madh të mandateve. Besimi më i madh është tek populli shqiptar. Çështja e zgjedhjeve i takon çdo prindi, fëmije, nënë dhe babai. Jam i vetmi politikan në Shqipëri, që çështjen e integrimit e kam pasur prioritetin e tij kryesor. Partia Socialiste ka qenë një parti demokratike, Edi Rama e tjetërsoji përmes strukturave të kapjes që ka instaluar, si parti-shtet”,- shtoi më tej Presidenti Meta.