Karantinimi i emigrantëve, Zyka: Diskriminim i pastër ndaj diasporës, vendimi i Komitetit është politik

62
Sigal

Luan Zyka, kryetari i Komunitetit Shqiptar në Selanik e cilësoi vendimin e komitetit teknik të ekspertëve për të aplikuar karantinimin dy javor të detyruar për emigrantët që do të vijnë nga Greqia dhe RMV si një diskriminim për të gjithë diasporën shqiptare në Greqi dhe RMV dhe jo thjesht një vendim teknik.

Sipas tij, ky vendim nuk i duhej lënë në dorë një Komiteti Teknik, por duhet të ishte një vendim qeveritar dhe parlamentar, ndaj përgjegjwsinë e madhe e merr politika shqiptare me në krye qeverinë.

Për z. Zyka, vendimi i Komitetit të Ekspertëve nuk është teknik, por politik dhe antikushtetues.

“Problemi i votimit të emigrantëve nuk është i thjeshtë, të drejtën e votës na e ka siguruar Kushtetuta.  Askush nuk na e mohon këtë të drejtë, qeveria nxori një XKM që kishte të bënte me votën e shqiptarëve që vinte si kusht regjistrimin e adresave, që ishte një diskriminim gjithashtu.

Të drejtën për votën s’mund të na e mohojë askush. Kështu siç duket politika shqiptare interesohet vetëm për paratë e emigrantëve”, tha z. Zyka.