Klodiana Lala: surprizat e vjeshtës nga SPAK për hetimet e sterilizimit

21
Sigal

Gazetarja Klodiana Lala ka folur së fundmi për koncesionin e sterilizimit. Lala u shpreh se në rastin e Beqaj pritet të rithirret sërish në Prokurori, dhe se janë duke u hetuar edhe disa zyrtarë të lartë.

“Ilir Rrapaj rezulton që ishte person kontakti me Ministrinë. Duke parë faktet, për sterilizimin mendoj se do të kemi sërish të reja në lidhje me rolin Beqaj. Prokuroria e posaçme ka marrë një shuplakë të fortë nga ana e gjykatës. Gjyqtari ka caktuar masat përkatëse për 8 personat, disa në arrest në burg, disa arrest shtëpie, disa në masën detyrim paraqitjeje”, -tha Lala.

Sipas burimeve të gazetares në vjeshtë pritet të ketë zhvillime të reja nga dosjet e SPAK.

“Nga informacionet që kam, pranë autoriteteve shqiptare kanë ardhur të gjitha komunikimet që kanë pasur. Mendoj se do të ketë në nivele të larta ish-kryetarë bashkish, kryetarë që do të vihen në një masë arresti. Ka një frikë të madhe, patjetër. Është duke u parë me shumë vëmendje,” -u shpreh ajo.