Klodian Zoto bashkëpronar me Ndraghetën në firmën e plehrave

Firma e plehrave “Eco Recycling”; është 51% pronësi e “Ndraghet’a” dhe 49% e Klodian Zotos së 3 Landfilleve

Të tjera dokumente e prova, po zbulohen dhe hetohen nga drejtësia italiane, lidhur me strukturën speciale ekonomiko-financiare, që grupi mafioz “Ndraghet’a” ka instaluar brenda bizneseve miliardëshe në Shqipëri, në bashkëpunim me kupolën qeveritare. Një prej tyre, është biznesi monopol i pastrim-përpunimit të plehrave në Tiranë, Elbasan, Fier e së fundi në Landfillin Vlorë; të cilat, rezultojnë se janë në “kthetrat” e tre bandave mafioze: Ndraghet’a, Rama dhe Arben Ahmetaj-Klodian Zoto, të gjithë me “pult” në Verona. Sipas dokumenteve zyrtare, firma “Integrated Energy BV SP” e 3 landfilleve, me pronar Klodian Zoton dhe Klodian Mërtirin; rezulton se është ortake 49% me firmën e plehrave “Eco Recycling” e cila ka 51% aksione. Kjo firmë veroneze, është pronare me 49% në firmën e plehrave “ECO Tirana”; ku mafia “Ndraghet’a” ka 49% aksione, ndërsa Bashkia Tiranë është ortake me 51% të kapitalit; krijuar 14 shtator 2016, nga EBashkia Tiranë dhe Andrea Miglioranzi, si PPP me afat deri në vitin 2100, pa detyrime taksash në Bashkinë Tiranë. Firma e plehrave “Eco Recycling”, u krijua në muajin korrik 2017, nga dy firma: “Eco Tirana” dhe “MEG Albania”, të dyja strukturë biznesi plehrash të grupit “Ndragheta”, të cilat janë firma “bija” të kompanive mafioze “AGSM Holding” dhe “AMIA”-Verona. Firma “Eco Recycling” zotërohej në 51% të aksioneve nga “Eco Tirana” dhe 49% “Meg Albania” me aktivitet pastrim-ndarjen e plehrave të qëndrës së Tiranës dhe përpunimin e mbetjeve në Sharrë. Ndërsa 7 muaj pas krijimit, më 13.02.2018, firma “Meg Albania” ia shiti aksionet e saj (49%), firmës “Integrated Energy BV SPV” me pronar Klodian Zoton e Klodian Mërtirin të 3 landfilleve, kundrejt çmimit 107 milionë lekë të reja. Kujtojmë këto 3 fakte, që konfirmojnë se janë biznesi i plehrave në Tiranë, është në të njëjtën dorë, me në krye Ndraghet’a dhe Bashkinë Tiranë: Kompania që operon në Sharrë, “Meg Albania” është në pronësi 15% të Vladimir Fezgës; 45 % të italianit Stefano Cecotto dhe 40% të firmës veroneze “MEG Srl”, po në pronësi të trustit mafioz të plehrave “AMIA- AGSM holding Verona”, që janë në ortakëri me Bashkinë Tiranë në “Eco Tirana”. Firmat e plehrave “Eco Tirana”; “Eco Recycling”, “Integrated Energy BV SP” dhe “Meg Albania”, i kanë adresat brenda një zyrë të vetme në kullën “Gjergji Center”. Sipas një dokumenti të kompanisë “AMIA-Verona”, rezulton se “krushqinë” mes dyshes Erjon Veliaj- Andrea Miglioranzi, për krijimin e firmës “Eco Tirana” e ka bërë administratori i fimës “Mega Albania”; shtetasi përmetar, Vladimir Fezga, i cili me Kontratë nr. 129, datë 28.04.2016, është paguar 33 mijë Euro; personazh ky, shumë “i dashur” për grupin veronez “Ndraghet’a”, për Arben Ahmetaj, mik i tij familjar…/Pamfleti

NOA