Dekriminalizimi, ambasadori Lu takim me Bashën në selinë e PD

402
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, ka zhvilluar një takim me kreun e PD, Lulzim Bashën, i cili ka përfunduar. Takimi është zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike, ndërsa mendohet se në fokus të këtij takimi mund të jetë procesi i dekriminalizimit të politikës dhe administratës, të cilin klasa politike e ka konkretizuar deri më tani me hartimin e dy drafteve një nga opozita dhe një nga mazhoranca. Pjesë e takimit është edhe deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, i cili është edhe kreu i Komisionit për Dekriminalizmin.
Sigal