Këto 3-4 vitet e fundit termi “Veting” është bërë aq popullor tek ne sa që përdoret edhe pa ia ditur mirë, as prejardhjen dhe as kuptimin e tij. Për të shuar kuriozitetin, termi “Veting” ishte fillimisht një term i përdorur në garat me kuaj, duke iu referuar kërkesës që një kalë të kontrollohet për gjendjen e tij fizike dhe shëndetësore nga ana e një “veterineri” përpara se të lejohet të garojë. Kështu fjala veting, ka marrë kuptimin e përgjithshëm “të kontrollosh”. Nëse do ta përkufizonim teorikisht – Vetingu është procesi i kryerjes së një kontrolli të historisë së dikujt përpara se t’i ofrohet punësim, t’i jepet një çmim ose të bëhet verifikimi i fakteve përpara se të merret ndonjë vendim. Ndërsa përkufizimin real ia ka dhënë karikatura permes asaj që shihni në pamjen bashkangjitur.Ndonse ka pamjen e Gijotinës, me të cilën popujt dikur prisnin koka mbretërish, me gijotinën e sotme, “peshqit e mëdhenj” ua presin kokën “peshqve të vegjël”, për të kënaqur turmat, pasi i kanë përdorur dhe shtrydhur barbarisht!