KLGJ njofton për mbledhje, ja temat që do të diskutohen

181
Sigal

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar se nesër më datë 26.05.2021, në orën 11:00, zhvillohet në platformën online, mbledhja plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ja dhe diskutimet e rendit të ditës:

RENDI I DITËS 

Mbledhje Plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor

datë 26.05.2021

1. Zhvillimi i seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor në ngarkim të magjistratit {…}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Apelit {…}.

2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, i gjyqtarit Enton Dhimitri”. 

3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional, të gjyqtarit Enton Dhimitri, për vitin 2019”.

4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e formës standarde të akteve të vlerësimit të ndihmësmagjistratit në Gjykatën e Lartë”.

5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e tabelave standarde me të dhëna statistikore të nevojshme për efekt të vlerësimit etik dhe profesional të ndihmësmagjistratëve në Gjykatën e Lartë.

6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përjashtimin e gjyqtares Nertila Kape nga lista e gjyqtarëve që caktohen për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionin në mënyrë të përhershme”.

7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e pranimit në Programin e Formimit Fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për Këshilltarë dhe Ndihmës Ligjor, viti akademik 2021-2022”.

8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kandidatëve për në formimin fillestar për magjistrat, profili gjyqtar, në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2021-2022”.

Miratimi i procesverbaleve të datave: 02.04.2021, 06.04.2021, 08.04.2021, 14.04.2021, 16.04.2021, 22.04.2021, 26.04.2021 dhe 29.04.2021.