Fitoi vendin e tretë në “Eurovision”, Gjon’s Tears: Jam frymëzuar nga Aurela Gaçe

200
Sigal

Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, ishte këngëtari shqiptar që përfaqësoi Zvicrën në Eurovision.

Zëri brilant dhe performanca mbresëlënëse skenike bëri për vete audiencën, duke bërë që të renditej në vendin e tretë. Gjatë këtij kompeticioni, këngëtari nuk nguroi të tregonte me krenari origjinën e tij shqiptare.

Gjatë një interviste që ka dhënë së fundmi, Gjoni ka treguar se është frymëzuar nga një artiste shqiptare për të marrë pjesë në “Eurovision”.

“Pashë Aurela Gaçen, këngëtare në Shqipëri dhe po mendoja çfarë dritash dhe kur e pashë po mendoja kjo është diçka shumë e madhe dhe fillova të ëndërroja. Por bëra gjëra të tjerë në muzikë dhe nuk mendova më për të deri këtë vit”, është shprehur ai.

Këtë video e ka shpërndarë Aurela në profilin e saj në rrjetet sociale, ku shprehet:

“Auuu. E lumtur kur degjoj se bëhesh sadopak shtysë per të marre nje vendim të bukur. @gjon.s_tears 🙏 te uroj shume sukses, në cdo hap tjetër e paç nje karrierë plot sukses.

Këtë intervistë ma dērgoi @gimmi.ch i cili ka shumeeee vite që më jep shumë dashuri, i rritur edhe ai në Zvicer, por i rritur me shume dashuri per vendin e tij”, shkruan Aurela.
këngëtari shqiptar.