U premtohet prej 3 dekadash, banorët dalin në protestë dhe kërkojnë rrugën

225
Sigal

5000 banorët e fshatrave Llakatund, Beshishtë dhe Mekat në rrethin e Vlorës, duan rrugë. Paraditen e së martës, një pjesë e tyre në shenjë proteste kanë bllokuar rrugën, kjo për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve që prej tre dekadash premtojnë ndërtimin e rrugës.

Rruga e cila është pak më shumë se 4 kilometra e gjatë, prej dekadash është lënë në harresë, dhe ka detyruar banorët e fshatrave Llakatund, Beshishtë dhe Mekat, në rrethin e Vlorës, që të dalin në protestë duke bllokuar për disa minuta edhe rrugën.

Një projekt i nisur për rehabilitimin dhe asfaltimin e rrugës nuk po ecën si duhet dhe banorët akuzojnë se projekti po ndryshohet, duke lënë sërish pa rrugë banorët e fshatit Mekat. Banorët shprehen se nëse kërkesa e tyre si taksapagues të vendit për të pasur një rrugë nuk merret parasysh, atëherë protesta do të përshkallëzohet më tej.