KLGJ njofton për mbledhje, ja temat që do të diskutohen

179
Sigal

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar se nesër më datë 12.05.2021, në orën 11:00, zhvillohet në platformën online, mbledhja plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ja dhe diskutimet e rendit të ditës:

RENDI I DITËS 

Mbledhje Plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor

datë 12.05.2021

1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e “Metodologjia e pikëzimit me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit të ndihmësmagjistratit në Gjykatën e Lartë”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.

2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e “Rregulla plotësuese të vlerësimit të ndihmësmagjistratëve në Gjykatën e Lartë”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.

3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e “Rregulla për përzgjedhjen me short të çështjeve në procesin e vlerësimit etik dhe profesional të ndihmësmagjistratit në Gjykatën e Lartë”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.

4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, i gjyqtarit Sokol Ibi”.

5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional, të gjyqtarit Sokol Ibi, për vitin 2019”.

6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin në pozicion, në mënyrë të përhershme, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të gjyqtares znj. Flora Hajredinaj”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e datës së seancës dëgjimore, për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit {…} me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Apelit {…} dhe ish-magjistratëve {…} dhe {…}”, i përgatitur nga Komisioni Disiplinor.

8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandim në Këshillin e Lartë Gjyqësor, kohëzgjatjen, kushtet, kriteret dhe procedurën e komandimit.

9. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme”, të përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.