Klevis Balliu: Vjedhja e votave është mision i kësaj bande në pushtet

189
Sigal

Ditën e sotme u vërtetua me fakte masakra zgjedhore e “Rilindjes”, në zgjedhjet e 25 prillit. Pas këtyre zbulimeve, ka reaguar dhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili tha se deri dje kishte indicie për vjedhje, ndërsa sot ka fakte për vjedhjen e zgjedhjeve.

“Si asnjëherë më parë brenda pak orësh pas hapjes së kutive u vërtetua vjedhja masive e votave në Berat, ku 19 qytetarë kanë votuar plot 53 herë. Është qesharake ti quash zgjedhje këto vjedhje, është e turpshme të quash proces demokratik një proces kriminal.”,- është shprehur më tej Balliu në postimin e tij të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i tij i plotë:

Dje kishte indicie për vjedhje sot ka fakte për vjedhjen e zgjedhjeve.

Në qarqet ku po faktohet vjedhja e votës duhet të ketë përsëritje të zgjedhjeve.

Hapja e kutive në Berat vërteton vjedhjen e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Si asnjëherë më parë brenda pak orësh pas hapjes së kutive u vërtetua vjedhja masive e votave në Berat, ku 19 qytetarë kanë votuar plot 53 herë.

Është qesharake ti quash zgjedhje këto vjedhje, është e turpshme të quash proces demokratik një proces kriminal.

Në këto qarqe duhet të përsëriten zgjedhjet, pasi nëse më parë kishte indicie për vjedhje sot ka fakte e prova konkrete dhe vjedhja e votave është mision i kësaj bande në pushtet.