I ftuar në edicionin e ‘Ora 19’ në SYRI TV me moderatoren Juli Kristafi, ish-deputeti i PD Aldo Bumçi ka komentuar mbledhjen e firmave nga ‘foltoret’ e Sali Berishës për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD.
Bumçi e vlerësoi maksimalisht si një lajm shumë të mirë, pasi Berisha me besimin që u ka dhënë demorkatëve dhe qytetarëve të këtij vendi, arriti të ngjiste shumë shpejt dhe e ktheu pakënaqësinë në shpresë dhe kemi një ndryshim atmosphere në PD si në vitin 2005.
Kristafi: Nga ‘foltorja’ e Beratit, ish-kryeminsitri Sali Berisha konfirmoi mbledhjen e firmave të nevojshme për mbledhjen e firmave për Kuvendin Kombëtar të PD, një lajm i mirë pasi keni kërkuar disa herë edhe mblkedhjen e kryesisë por zëri juaj nuk është dëgjuar.
Berisha me besimin që u ka dhënë demorkatëve dhe qytetarëve të këtij vendi, pasi ndryshe Facebook-u i tij nuk do kthehej instiutucioni më i besueshëm në këtë vend, arriti të ngjiste shumë shpejt dhe e ktheu pakënaqësinë në shpresë dhe kemi një ndryshim atmosphere në PD si në vitin 2005. Njerëzit duan shpresë dhe atë e gjetën në këto takime.