Gazment Bardhi: Rama e kupton që është humbës. Bashkimi i opozitës sjell ndryshim

135
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të para të ardhura nga mazhoranca e Ramës, pas nënshkrimit të marrëveshjes mes PD  dhe LSI-së.

‘Rama e kupton që është humbës. Bashkimi i opozitës sjell ndryshim’, shkruan Bardhi në Twitter.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Edi Ramën e ka kapur paniku, sepse ka kuptuar që sot ka nisur fundi i tij. Rama e kupton që më 25 prill do të shkojë në shtëpi.

Ne u bashkuam që të sigurojmë ndryshimin në Shqipëri dhe atë ndryshim do ta sjellim ne: shpresa të reja për të gjithë dhe plane serioze pune në të gjitha fushat, ku Rama ka dështuar për 8 vjet me radhë: ekonomi, shëndetësi, arsim, emigrim, infrastrukturë.

Kohës tënde i ka ardhur fundi, Rama. Ka ardhur çasti të ndryshojmë. #ShqipëriaFITON

Por edhe kjo ide makiavelike do të dështojë përballë revoltës masive qytetare që do të jetë përpjesëtimisht e fortë me tentativat e dështakut të Surrelit… asgjë nuk e shpëton dot në 25 prill…  këtë e dinë jo vetëm mbi 70-80 përqind e opozitarëve, por edhe pjesa më e madhe brenda radhëve të tij që në ditët në vijim do ta braktisin…!