KLD, më 5 Dhjetor betohen Albana Shtylla e Vangjel Kosta

473
Sigal

TIRANE- Pas refuzimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar hyrjen në fuqi të ligjit të ri për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, kreu i këtij institucioni Presidenti Bujar Nishani ka vendosur që të premten më 5 dhjetor të thërrasë mbledhjen e radhës. Nesër pritet të betohen e të nisin nga puna dhe dy anëtarët e rinj të zgjedhur nga Parlamenti, Albana Shtylla dhe Vangjel Kosta.
 
Shtylla dhe Kosta u zgjodhën pas shkarkimit të dy anëtarëve të gjetur me shkelje nga Komisioni Hetimor Parlamentar, përkatësisht anëtari Lulëzim Lelçaj dhe ish-numri dy i KLD-së, Evis Çefa.
 
Ajo çka mbetet ende një pikëpyetje për mbledhjen ku do të betohen dy anëtarët e rinj është lejimi apo jo i kamerave, pasi prej muajsh ky institucion funksionon me dyer të mbyllura.