KLD-ja dhe MD-ja miraton pa debat magjistratët e rinj në rrethe

918
Sigal

Drejtësia:  Nishani nuk mori pjesë në mbledhjen e Këshillit, ngaqë ishte kundër dakordsisë së KLD-së dhe MD-së

KLD-ja  në mbledhjen e djeshme,  vendosi emërimin e 13-të magjistratëve të rinj në Gjykatat e Rretheve Gjyqësore, ku një pjesë e tyre janë me probleme. KLD-ja pranon emërimin e magjistratëve të propozuar nga Ministria e Drejtësisë, por jo në Tiranë ashtu siç kishte kërkuar ministri Naço, por në Gjykatat e  Rretheve. Magjistratët janë emëruar në vend të 13 gjykatësve, të cilët me vendim KLD-së,  janë  transferuar në Tiranë, duke  plotësuar kështu vendet vakante në gjykatën e rrethit te  Tiranës. Anëtarët e KLD-së kanë debatuar lidhur me kërkesat e Ministrisë së Drejtësisë. Në fillim të mbledhjes, ministri i Drejtësisë Nasip Naço kërkoi që në 13-të vendet vakante në Tiranë të emëroheshin magjistratët e rinj, me argumentin se shkolla e magjistraturës në vend është një institucion që plotëson të gjitha standardet europiane dhe emërimi i magjistratëve të rinj do të ishte një vlerë e shtuar për drejtësinë Shqiptare. Kjo kërkesë e ministrit Naço fillimisht nuk u pranua nga anëtarët e KLD-së, por më tej u gjet kompromisi që magjistratët e rinj të emërohen në vendet vakante në gjykatat e rretheve. Pas përfundimit të procesit të votimit, KLD-ja me shumicë votash, vendosi të plotësojë 13 (trembëdhjetë) vendeve vakante, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Konkretisht:

1. Alma Brati gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës

2. Arjana Liço gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës

3. Astrit Faqolli gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës

4. Lazer Sallaku gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës

5. Klodiana Çela gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan

6. Tereza Lani (Merkaj) gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan

7. Rezarta Mataj gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë

8. Rexhina Merlika gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë

9. Dhurata Balla gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë

10. Migena Laska gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin

11. Adriatik Bocaj gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë

12. Dritan Caka gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnje

13. Alma Kodraliu gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec

Këshilli vendosi delegimin përkohësisht në detyrën e Kryetarit të gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë zj. Alma (Hoxha) Kolgjoka.

Pas diskutimeve, Këshilli vendosi të miratojë propozimin e Ministrit të Drejtësisë për vënien në dispozicion të magjistratëve të vendeve si më poshtë:

Për magjistratët që kanë përfunduar studimet në vitin akademik 2011 – 2012:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat 3 (tre) vende

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër 2 (dy) vende

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier 1 (një) vend

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër 1 (një) vend

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë 1 (një) vend

Për magjistratët që kanë përfunduar studimet në vitin akademik 2012 – 2013:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat 2 (dy) vende

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër 1 (një) vend

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier 1 (një) vend

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër 2 (dy) vende

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet 1 (një) vend.

KLD-ja, pasi shqyrtoi ankimet përkatëse, miratoi aktet e Vlerësimit Profesional dhe Etik për 3 (tre) gjyqtarët e mëposhtëm:

1. Fiqirete Mullaj, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

2. Fehmi Petku, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda;

3. Gramoz Levanaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Në suplementin “Drejtësia” gazeta “Telegraf”, në ditët në vijim, do të botojë procedurat dhe shkeljet e emërimeve të gjyqtarëve në gjykatat e rretheve.