Kim Mehmeti: Shqipërinë e rrezikon, pisllëku politik

385
Sigal

Kim Mehmeti: Shqipërinë e rrezikon mortaja e Rilindjes dhe jo koronavirusi

Publicisti Kim Mehmeti ka reaguar lidhur me situatën politike në vend, ndërsa shprehet se Shqipërinë e rrezikon mortaja e ‘Rilindjes’ së Piktorit e jo korona virusi. Kim Mehmeti: “‘Shqipëritë’ tona janë të mbuluara nga mbeturinat që i hedhim çdokund, si dhe nga pisllëku dhe plehu politik”, shkruan Mehmeti në rrjetet sociale. Shqipëria e ka pru punën deri aty sa shtetin duhet ta mbrosh nga pushteti, gjë që u ndodh vendeve të marra peng nga strukturat kriminale. Dhe ato shtete janë pronë e regjimit e jo e popullit. Shqipëria prej moti është bërë pronë e ‘Rilindjes’ së Piktorit, ndërkaq shqiptarët në të janë si pengje të rrezikuar, që mëkot presin shpëtim nga vendet e Perëndimit”.

 

Kim Mehmeti: Shqipëria e ka pru punën deri aty sa shtetin duhet ta mbrosh nga pushteti! Shqipërinë e rrezikon mortaja e ‘Rilindjes’ së Piktorit e jo korona virusi, ‘Shqipëritë’ tona janë të mbuluara nga mbeturinat që i hedhim çdokund, si dhe nga pisllëku dhe plehu politik. Shqipëria e ka pru punën deri aty sa shtetin duhet ta mbrosh nga pushteti, gjë që u ndodh vendeve të marra peng nga strukturat kriminale. Dhe ato shtete janë pronë e regjimit e jo e popullit. Shqipëria prej moti është bërë pronë e ‘Rilindjes’ së Piktorit, ndërkaq shqiptarët në të janë si pengje të rrezikuar, që mëkot presin shpëtim nga vendet e Perëndimit. Probleme më i madh i politikanëve të llojit të Presidentit të Serbisë është se ata mundohen ta pajtojnë të shkuarën e vet kriminale me të sotmen e burrështetasit ‘paqendërtues’. Dhe këtë atyre ua mundësojnë ‘vëllezërit’’ burrështetas shqiptarë të llojit të Piktorit dhe të Presidentit të Kosovës! Politikanët tanë shtetërrënues kanë përkrahjen edhe të akademikëve të majmur në grazhdet e gjitha regjimeve, ata që thonë se Shqipërinë nuk e rrezikojnë burrështetasit zhvatës e hajdut, por gazetarët dhe ne që e kritikojmë Piktorin?!