Rama zbulon vendin e karantinës ndaj koronavirusit

379
Sigal

Zbulohen vendi ku është ngritur karantina në Shqipëri, për personat që do të diagnostikohen me sëmundjen e koronavirusit.

Pasi u mbajt sekret prej disa ditësh, sot lajmin e ka dhënë vetë Edi Rama që ka mbledhur në selinë e qeverisë, komitetin e sigurisë.

Duke folur nga kjo mbledhje, Rama është shprehur se janë dy vende që do të shërbejnë si karantinë.

E para është Shtëpia e Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës, që do të përdoret për personat që vijnë nga vendet ku ka rënë sëmundja dhe vendi tjetër do të jetë spitali i Sanatoriumit.

Sipas Ramës, janë disa dhoma në Sanatorium që do të përdoren si karantinë, për personat e sëmurë.