Kim Mehmeti: Piktori një arushaxhi, sesa burrshtetas!

236
Sigal

Shkrimtari dhe publicisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut Kim Mehmeti, dje ka skanuar zhvillimet politike në Shqipëri dhe u shpreh se nuk është ky rasti që Rama ta godasë Metën me listën e dekoratave, pasi sipas tij, “shqiptaria po zbrazet dhe po zbrazet nga qeverisja e piktorit”. Kim Mehmeti:  “Piktori ka jetuar dhe do jetojë në bazë të grindjes që nxit, mbron fytyrën e vet nga kjo situatë. Nëse gërvisht pak më shumë se piktorin dhe qeverinë, kupton që ka probleme madhore për shqiptarinë. S’mund ti jepet fati i popullit një të papërgjegjshmi, një batutaxhiu. Piktori ngjan më shumë si arushaxhi, sesa burrshtetas! Duhet të shohim se çfarë thotë që nuk duhet të bëjmë te ato që thotë piktori, sepse ai atë do të realizojë. Por shqiptaria po zbrazet, po shkatërrohet familja shqiptare dhe piktori po merret me listën e atyre  që marrin dekorata. Pse mos të merremi me lekët që shpenzon qeveria?” Lidhur me reagimin e piktorit në “Opinion”, Mehmeti thekson se aty duhet të ishin çuar gazetarët e panelit. Kim Mehmeti:  “Vetëm po të vari, do silleshe ashtu si u sollën. Nuk duhet të ishte çuar Piktori, por gazetarët. Unë të paktën do ia kisha futur me mikrofon kokës. Ai mund edhe të godasë, nuk mund të kontrollohet dhe mund të sjellë në situatë apo emision absurd.”