Reforma në drejtësi rezultoi në një realitet i helmuar nga lëvdatat, ku thuhet se eleminimi nga Vettingu bëhet me direktiva klienteliste. Këshilli Konsultativ i Gjyqtarëve Evropiane pranon se vetingu mund të jetë i lejueshëm si një procedurë e jashtëzakonshme e përdorur vetëm një herë në tranzicionin nga diktatura në një qeveri demokratike të shtetit të së drejtës.
Bisedat mes atyre që me anë të vettingun hoqën nga sistemi gjyqtarë nxjerin në pah se si janë seleksionuar gjykatësit dhe prokurorëve e vendit, në palën që do eleminoheshin dhe ato që janë të besuarit e partisë.
Në bisedat e Genta Bungos, Xhensila Pine, Olsi Komiçi, Roland Ilia, Etleva Çiftja, rezulton si të shpëtojnë nga Strasburgu, ta çojnë në 240 apo 120 numrin ?!
Reagon opozita: Ja si mashtruan për vetingun ,Ambasadorët më të korruptuar në histori. Dëmi financiar për mosgjykimin e çështjeve civile do të arrijë mbi 4 miliardë euro
Info
-130 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga Vettingu i drejtohen Strasburgut
-Një qytetar që ka nisur procesin gjyqësor civil në moshën 50 vjeçare nuk ka për ta parë kurrë një vendim gjykate!
-Ata që presin 14 vite për një proces civil dhe 10 vite për një proces penal
Reforma në drejtësi rezultoi në një realitet i helmuar nga lëvdatat, ku thuhet se procesi i përzgjedhjes dhe eleminimit nga Vettingu bëhet me direktiva klienteliste. Ndaj dosjet kanë zënë pluhur dhe populli zvarritet gjykatave për shkak të numrit të madh të dosjeve të pashqyrtuara.Sfida ishte rifitimi i besimit të opinionit publik tek drejtësia dhe personat që e ushtrojnë në profesion drejtësinë, por sondazhet tregojnë se besimi te drejtësia sa vjen dhe bie.
Në gjykatën e Strasburgut kanë dorëzuar ankim 130 gjyqtarë dhe prokurorë të pakonfirmuar në detyrë, për të cilët procesi i trefishtë ju gjeti probleme me pasuritë dhe pastërtinë e figures.Dosjet e të shkarkuarve që pretendojnë proces të parregullt janë në shqyrtim.
Strasburgu shpalli vendim për kthim në detyrë, kujtojmë rastin e prokurores Antoneta Sevdari, e cila fitoi dhe për të cilën Strasburgu e quan “procession dispropocional” për këtë arsye shteti shqiptar u gjobit nga Strasburgu.Procesi i Vettingut përfundon në dhjetor dhe beteja tjetër do të zhvendoset në Strasburg, ku duket se janë dhënë sinjalet, për rrëzimin e Vetingut edhe në Shqipëri.
Bisedat mes atyre që me anë të vettingun hoqën nga sistemi gjyqtarë nxjerin në pah se si janë seleksionuar gjykatësit dhe prokurorëve e vendit, në palën që do eleminoheshin dhe ato që janë të besuarit e partisë. Një ndër evidentimet kryesore në biseda rezulton si të shpëtojnë nga Strasburgu.
01-Këshilli Konsultativ i Gjyqtarëve Evropiane për vettingun
Këshilli Konsultativ i Gjyqtarëve Evropiane rrëzon në mënyrë përfundimtare vetingun në Shqipëri.Kreu i PD, Sali Berisha tha se: Ky është dokument i datës 6 dhjetor 2024.Po lexoj paragrafin kushtuar vetingut: Ndërkohë që ky opinion nuk adreson vetingun, Këshilli Konsultativ i Gjyqtarëve Evropiane nuk mund të injorojë këtë çështje në heshtje të plotë.Vetingu nuk duhet të përdoret si një procedurë zëvendësuese e masave disiplinore.E ndaluar si procedurë zëvendësuese e masave disiplinore.Dhe as nuk duhet të përdoret vetingu për të adresuar korrupsionin. Korrupsioni është një vepër penale që duhet të hetohet dhe ndëshkohet sipas të gjitha procedurave.Këshilli Konsultativ i Gjyqtarëve Evropiane pranon se vetingu mund të jetë i lejueshëm si një procedurë e jashtëzakonshme e përdorur vetëm një herë në tranzicionin nga diktatura në një qeveri demokratike të shtetit të së drejtës.Pra, siç e shihni ju, kjo procedurë, e cila u përdor 1, për të lënë shqiptarët pa drejtësi, për t’u mohuar shqiptarëve të drejtën e një procesi ligjor, nuk e kanë më. Ata që presin 14 vite për një proces civil dhe 10 vite për një proces penal janë të privuar nga procesi i duhur ligjor që e garanton Kushtetuta dhe Konventa Europiane të Drejtave të Njeriut.Vetingu, thotë, nuk duhet të përdoret për të adresuar korrupsionin sepse përdorimi i tij është vetëm gjueti shtrigash, tha ndër të tjera Berisha.
02– Mbledhja e vetorëve, ja si u larguan nga sistemi gjyqtarë të selektuar nga qeveria
Lideri i opozitës ka bërë publik një skandal të madh që ka të bëjë me reformën në drejtësi. Ai publikoi para gazetarëve një faqe protokolli, “se protokollet janë publike të mbledhjes së vetorëve”, të nje takimi të atyre që kanë bërë vetingun ne drejtësi.
Berisha: Ndaj dhe për ta çuar pak më tej, unë ju kam deklaruar ju këtu se është vepruar me lista të ardhura nga partia. Komitetet e PS hartuan listat e prokurorëve dhe gjykatësve për çdo rreth që ishin kundërshtarët e tyre.
Pastaj u kategorizuan ata të lëkundurit që edhe e dredhin, edhe nuk e dredhin.
Në fund mbetën besnikët.
Kryetarja Genta Tafa: Unë do isha shumë dakord që t’i fusnim të gjithë në short nga A tek ZH dhe ndërkohë ndryshojmë të hapet procedurale afatin.
Xhensila Pine, komisioner: T’i hedhim si propozim që të bëjmë këtë shortin e veçantë në vend të 15-ës se kjo mbetet zgjidhja.
Roland Ilia: T’i pyesim edhe njëherë si të bëjmë.
Genta Tafa: Bëni si të doni, thonë. (E ka fjalën për ndërkombëtarët) Miratojmë listën njëherë? Ka kundër? Nuk ka, lista miratohet me 120 emra nga ONM-ja. Data e shortit?
Xhensila Pine: 15, duhet të hedhësh në votë propozimin që të bhet në 15 dhe të zëvendësohet shorti i zakonshëm.
Genta Tafa: Jo, këto janë dy propozime. Unë jam personalisht shumë dakord që të bëhet më 15 dhjetor, por unë nuk jam dakord që të anshkalojmë shortin e zakonshëm. Për mua do të ishte e tepër se ne e kemi përjashtuar shortin e zakonshëm dhe kemi hyrë në gojën e medias, heq këtë dhe vë atë.
Halli janë goja e medias, jo ligji dhe e drejta këta.
Xhensila Pine: T’i hedhim në votë me zëvendësim, po nuk u miratua, do ngelet ashtu Genta. Ta hedhim në votë të zëvendësojmë 15 dhjetorin me këtë listën që na erdhi dhe shortojmë vetëm 120.
Genta Tafa: Ddakord. Propozimi i Xhensilës. Kush është dakord?
Olsi Komici: Do diskutim kjo. Duhet të mblidhemi me ndërkombëtarët. Nuk mund të ecim ashtu ne.
Etleda Çiftja: Ndërkombëtari ka thënë, bëj çfarë të duash. Kjo është pyetje vetes. Do 240 apo 120.
Komisionere famoze Valbona Sanxhaktari Edhe unë nuk dua 240 dhe jam për variantin që ta shortojmë këtë dhe pastaj të shohim se çfarë mund të bëjmë me 15 dhjetorin. Për procedurë ti nuk ke si ta bësh. Për procedurë ti thua kjo ka tjetër bazë, po e bëj këtë. E anulloj shortin e 15 dhjetorit sipas pikës 8 për 15 qershor për shkak të ngarkesës nëse edhe këtë do e vendosim ose hajde ta shortojmë.
Komisionerja Etleda Çiftja: Genta ia ka foruarduar Ferdinandos dhe ai ka thënë bëni çfarë të doni, kjo është zgjidhja juaj. (Dëgjoni tani se çfarë përfaqësimi nga ONM).
Olsi Komici: Po nuk është përgjigje bëni çfarë doni.
Kryetarja Genta Tafa: Ore, a e kam sjellë me email? Tani unë jam që ta hedhim këtë, propozoj që ta hedhim, perceptimi i publikut kur ti hedh një short jashtë afatit, për mua jepte efekte në publik, sepse të tërë e komentuan 48-shen. Ndërkohë, nëse ne fusim edhe 120, nuk kuptojmë më, se mund të jetë 200 rekomandimi i ONM-së. Edhe heqim këtë dyshimin që 48-shja është e paragjykuar (e kuptoni se lista 48 është e paragjykuar me damkë), se ata të 48 do të shkojnë në Strasburg, kurse nëse i fusim 120, do të thotë që ONM-ja nuk ka pasur paragjykim, thjesht ka qëlluar.
Komisionerja Valbona Sanxhaktari: Jo më, ka futur aty burra e gra, e ka kopsitur mirë.
Këshilli Konsultativ i Gjyqtarëve Evropiane pranon se vetingu mund të jetë i lejueshëm si një procedurë e jashtëzakonshme e përdorur vetëm një herë në tranzicionin nga diktatura në një qeveri demokratike të shtetit të së drejtës.
03-Berisha: Donald Lu dhe Romana Vlahutin janë ambasadorët më të korruptuar në histori. Ja si mashtruan për vetingun
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët ka akuzuar dy diplomatët Donald Lu dhe Romana Vlahutin si ambasadorët më të korruptuar në histori.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Tani unë si dëshmitar i atyre proceseve, u them ju, garancitë absolute për vetingun kanë qenë rishqyrtimi i dosjeve kriminale.Dhe kam parasysh një bisedë që kam zhvilluar me dy ambasadorët më të korruptuar në historinë e diplomacisë evropiane dhe botërore, Donald Lu dhe Romana Vlahutin në zyrën time.Unë u them atyre, ju kërkoni këtë proces për të shqyrtuar dosjet, pajtueshmërinë e tyre me ligjin, ku i keni ju ato njerëz, nga do i gjeni ju këta inspektorë, këta gjykatës, se këta duhet të jenë njerëz të kualifikuar që të gjykojnë gjykatësit?Kemi plot, më thanë, kemi plot, i kemi në pension, do marrim, do i sjellim. Ky ishte mashtrimi ku e bazuan piramidën. Ju garantoj se ky ka qenë kriteri më i fundit dhe më i papërfillur në procesin e punës së tyre.Janë marrë vetëm me gjah shtrigash. Prokurores në fjalë nuk pranonin se i ati i ka kthyer rrogën, ndërkohë që Irenës me 5 mbiemra i pranojnë se ish-bashkëshortja e burrit i ka dhënë para hua. E kuptoni ju vetë, i ka marrë burrin dhe pastaj ajo e shpërblen me para. As në romanet e Markezit nuk e dëgjon një gjë të tillë. Pra kësaj i pranohet se e ka shpërblyer me para borxh, që janë gjetur pa burim, kurse asaj tjetrës, që i ka kursyer rrogën, asaj nuk i pranohet.Tani për t’i shkuar pak më tutje këtij procesi, unë e kuptoj që me këtë qëndrim irritohen shumë.Unë e kuptoj se zemërohen shumë korruptokratë apo të mashtruar që mbështetën këtë proces, por unë do mbroj interesin e vendit tim, do mbroj interesin e qytetarëve shqiptarë.Ndaj unë do u them atyre çdo të vërtetë se janë ata që paguajnë, është Shqipëria që paguan.Para 4 vitesh kam llogaritur se dëmi financiar për mosgjykimin e çështjeve civile kalonte mbi 4 miliardë euro.Përveç asaj, nuk ka investitor serioz që vjen këtu në një vend me këtë drejtësi, asnjë. Sepse siguria juridike është zero.





















