Këshilli i Lartë i Prokurorisë mblidhet për herë të parë, në 19 dhjetor

615
Sigal

Mbledhja e parë e KLP do të zhvillohet të mërkurën në 19 dhjetor. 11 të zgjedhurit, 6 ish-prokurorë dhe 5 nga shoqëria civile dhe avokatia do të caktojnë kryetarin dhe më pas një nga vendimet e para që do të marrin është thirrja e kandidatëve për vendin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ende nuk është caktuar vendi dhe ora ku do të zhvillohet mbledhja, pasi në takimin e parë që patën pas zgjedhjes, mes anëtarëve të KLP dhe përfaqësuesve të qeverisë pati një përplasje në lidhje me godinën ku do të sistemohen të zgjedhurit e qeverisë së gjyqësorit, që është dhe piramida më e lartë e sistemit të drejtësisë. Qeveria ka vendosur që KLP, KLGJ dhe Inspektorati i lartë të vendosen në një ambient pranë ish-shkollës së bashkuar, e cila ende nuk është gati, por aktualisht do përdoren ambientet e ish-KLD ose sallat e Pallatit të Kongreseve. Por ky vendim është kundërshtuar nga anëtarët e KLP, të cilët madje kanë propozuar që t’u jepet godina e ministrisë së Drejtësisë. Anëtarët e KLP nga radhët e prokurorit janë; Bujar Sheshi, Gentian Osmani, Besnik Cani, Antonenta Sevdari dhe Arben Dollapaj, të cilët u zgjodhën nga mbledhja e Prokurorëve, në 11 dhjetor. Ndërsa nga anëtarët jo prokurorë nga avokatia janë; Nurihan Seiti, Tartar Bazaj, Gent Ibrahimi, Sandër Beci dhe nga shoqëria civile, Alfred Balla.