Këshilli i Imuniteteve vendos sot për arrestimin e Frrokut

565
TIRANE – Këshilli i Imunitetit do të mblidhet sërish ditën e sotme në orën 16:00, për të vendosur në lidhje me një tjetër kërkesë të prokurorisë së përgjithshme për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Mark Frroku.
Në njoftimin për shtyp të Kuvendit thuhet, se në ambientet e kuvendit, do të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Imuinitetit dhe Mandateve sot në orën në 16:00.
Në mbledhje do të vendoset nëse do t’i jepet ose jo autorizimi për një arrestim tjetër të deputetit Frroku.
Pas mbledhjes këshilli do të hartojë një raport i cili do t’i paraqitet seancës plenare, nga ku do tëvendoset më pas në seancë parlamentare për arrestim ose jo të Frrokut.
Më herët ky Këshill ka vendosur që t’i paraqesë Kuvendit një raport ku të pranohej kërkesa e Prokurorisë për arrestim të dy deputetëve. Nëse kërkesa për arrestimin e Frrokut do të pranohet, deputeti i Partisë Kristian Demokrate do të duhet të arrestohet sërish.
Kërkesa prokurorisë shqiptare bazohet në një kërkesë të prokurorisë belge, që të arrestohet deputeti Frroku, pasi akuzohet për një vrasje në Belgjikë në vitin 1999.
Ora 15:50 Avokatët e Frrokut mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit
Saimir Vishaj dhe Genc Gjokutaj kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit ku pritet të nisë për pak edhe mbledhja e Këshillit të Mandateve për deputetin Mark Frroku. Dy avokatët e deputetit Frroku do të marrin pjesë në mbledhje për të përfaqësuar klientin e tyre i cili nuk und të jetë pjesë e mbledhjes pasi është në arrest shtëpie me vendim të Gjykatës së Lartë prej ditës së djeshme.  
Sigal