Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, po zhvillon takime të suksesshme me shqiptarët e New Jersey-t në SHBA.
Për takimin e radhës me shqiptarët në Amerikë, Këlliçi ka bërë një postim në “Facebook”, ku ndër të tjera thekson se zgjedhjet e 11 majit janë betejë e përbashkët për shpëtimin e Shqipërisë.
Postimi i Belind Këlliçit
Me shqiptarët e Gardield, New Jersey, në Kafe Devolli dhe Gostili Caffee.
Faleminderit nga zemra për secilin prej jush, për çdo shtrëngim dore dhe të gjithë mbështetjen tuaj të pakufishme për Partinë Demokratike.
Zgjedhjet e 11 majit janë beteja jonë e përbashkët për shpëtimin e Shqipërisë.
Me ju në krahë, çdo betejë fitohet
Bashkë do i’a dalim