Këlliçi: Më i vendosur se një ditë më parë për kauzën! Basha abuzon në emër të ambasadës amerikane

227
Sigal

I ftuar në një emision, deputeti Belind Këlliçi ka folur në lidhje me zhvillimet në Partinë Demokratike.

Këlliçi ka hedhur akuza në drejtim në Bashës se, ka strehuar në zyrën e tij presona me precedentë kriminalë por nuk ka lejuar deputetët që të hyjnë në ambientet e selisë.

Këlliçi: Nuk mund të them që jam i gëzuar por jam shumë më i vendosur se një ditë më parë për ti çuar përpara një kauzë që i shërben më së miri vendit tim. Kam marrë me qindra mesazhe inkurajimi nga mbështetës, nga të rinj, nga demorkatë nga familja ime, që më kanë pyetur nëse ndihem i mërzitur dhe i kam thënë që absolutisht jo, jam më i vendosur se kurrë për të bërë një të mirë ndaj vendit tim.

Po ta shohësh si një diplomat i huaj pa lidhje me emocionet, a e ke marrë ndjesinë që njerëzve të huaj mund tu thuhet se, ata që donin të mernin shtëpinë e tyre dhe nuk e bënë dot, u detyruan të bënin dhunë dhe ata që nuk donin të dilnin dihet tashmë që ushtruan dhunë!

Këlliçi: Gjykoj se në këtë krizë politike që ka zgjatur 4 muaj tashmë, mënyra më e mirë për të dalë është duke thënë të vërtetën. Edhe duke pranuar gabimet e tyre. Nuk jam ndier mirë që kam qënë dëshmitar në atë situatë në 8 janar që janë detyruar demokratët të futen me dhunë në shtëpinë e tyre. Ka një arsye dhe kjo punë. Ka 4 muaj që nuk po përdoret logjikë politike nga zoti Basha. Nuk e di një mënyrë tjetër.

Protestat nuk janë parakalime para zyrave të pushtetit. Protesta janë mjete dhe akte kundërshtie. Dhe si mund të jetë paqësore një akt kundërshtie në ketë rast kur ti i gjen dyert e shtëpisë të mbyllura. Ende nuk njoh një kryetar partie në opozitë në Europë, që ka 12 vite në krye të partisë dhe do të rri në opozitë dhe 12 vite, nuk kam parë as në Afrikë një forcë politke që nuk lejon deputetët e saj të mos futen brenda dhe të mbajë në zyrën e kryetarit të partisë njerëz me precedent kriminal dhe e gjitha kjo të bëhet në emër të demokracisë, perëndimit, të ambasafës së SHBA-së që po abuzohet kaq shumë dhe të largojë të gjithë fibrën politike të kësaj force.