Monika Kryemadhi: Skenar për bojkot të 25 prillit, nëse do të hynim në një listë

209
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi një tjetër tentativë që opozita të mos hynte në zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo tha se i gjithë investimi tek opozita që ishte në Parlament kishte një synim që ajo të zëvendësonte opozitën reale në zgjedhjet e 25 prillit.

Nëse opozita reale u shpreh Kryemadhi do të hynte në një listë atë moment nuk do të merrej pjesë në zgjedhje dhe ato do të zhvilloheshin me opozitën artificiale të sponsorizuar dhe pompuar ato muaj.

“Hapja e politikës nuk bëhet me fjalë, hapja e politikës bëhet me vepra. Vepra kë quaj unë, përfshirja e shumë të rinjve. A mendoni se dikur u subvencionua dhe u sponsorizua nga ambasadat nga mediat, opozita e re para zgjedhjeve të 25 prillit. E mbani mend? Që më shumë shikoje në media sponsorizimë të takime të ambasadorëve të individëve të vendosur artificialisht”. 

Po kjo ndihej që ishin të vendosur artificialisht…

Kryemadhi: Po, po kush ishte skema? Ajo lista e famshme përbashkët a e dini. Që nëse do të hynim në një listë të përbashkët të jeni të bindur që opozita e vërtetë nuk do të hynte në zgjedhjet e 25 prillit. Dhe ne do të kishim zgjedhjet e 25 prillit me Edi Ramën dhe opozitën artificiale në anën tjetër. Dhe do të kishim të gjithë opozitën sot, me 46 me 47 me 52 me 62 me 74 me si të duam nuk do t’i kishe sot në Parlament.