Kejdi Mehmetaj: Keqardhje që e ardhmja europiane e vendit, mbahet ende peng nga Edi Rama dhe klika e tij në pushtet

293
Sigal

Nga Kejdi Mehmetaj

Ju kujtohen shampanjat që hapëm kur u çelën negociatat në 2017? Po festimet e 2018-ës? Besoj 2019 është e afërt, dhe ju kujtohet Kryeministri kur thoshte se ne i kemi hapur negociatat, se qeveria e tij i ka bër shkëlqyer detyrat e saj, por ja “këta të uruarit” e BE-së kanë halle zgjedhjesh në vendet e tyre dhe prandaj nuk e thonë hapur të vërtetën.

E kështu konferencë pas konference Shqipërisë i shtoheshin kushtet që duhen plotësuar për hapje negociatash, ndërsa Ramës që i kanë mbaruar festimet e fjalët e bukura i kanë mbetur vetëm gënjeshtrat (që janë aq të dukshme sa do ja kish zili edhe Pinoku).

Koha kur BE na kërkonte vazhdimin e reformës në administratën publike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut duket e largët, Edi Rama ja doli të na çojë pas e të na vendosë kushte për zgjedhje të lira e të ndershme, për ngritje të gjykatave më të rëndësishme të një vendi, lirinë e fjalës e plot 13 të tjera po kaq të rënda apo edhe më tepër.

E meqë si e thash më sipër, vendin e shampanjave e zun mashtrimet e trasha, dëgjoni këtë video të pak ditëve më parë e lexoni këtë shkrim të para pak minutave të Ramës në Twitter e krahasojeni me rezolutën që Parlamenti Europian miratoi duke u kujdesur ti tregonte edhe njëherë Edi Ramës 15 kushtet që duhen plotësuar deri në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

E që shqiptarët të mos vazhdojnë të gënjehen nga Rama po vendos bashkangjitur edhe dokumentin e miratuar në mars nga Këshilli i Europes ku qartazi shkruhen e zeza në të bardhë kushtet që duhen plotësuar përpara mbajtjes së konferencës së parë.

Keqardhje që e ardhmja europiane e vendit tonë mbahet ende peng nga Edi Rama dhe klika e tij në pushtet.

Ju kujtohen shampanjat që hapëm kur u çelën negociatat në 2017? Po festimet e 2018-ës? Besoj 2019 është e afërt, dhe ju…

Gepostet von Kejdi Mehmetaj am Freitag, 19. Juni 2020