Suplementi Pena Shqiptare/ Rudina Papajani: E dashur jeta ime!

346
Sigal

(Në sinkron me shpirtin)

Thuhet se gjërat bëhen mistike nga efektet që unifikojnë trupin,mendjen dhe shpirtin.Sekreti pse të besoj ty gjendet në atë bukuri purifikues që mishëron tek unë efekte shëruese kur më plagosin pa shkak.Si të thuash je porta ime ku unë trokas pa rreshtur kur ndihem vetëm, je shpirti im i bukur që lakton dhe vesh cdo çast të jetës sime duke fermentuar njëkohsisht dhe çastet e hidhura.Çdo mbrëmje je si një detergjent me bazë pomade që hidraton dhe ushqen çdo grimasë në fytyrën time që të mos thahet nga mërzitjet e rradhës por të shërbej si një barrierë mbrojtëse ndaj njerëzve të akullt e pa nocion.E sërish mëngjezi të më gjej solar nga pistat që më ofrohen.Nuk e mohoj se rruga që m’u ofrua ka qënë gjurmë e hidhur..maskë që shpejt doli nga njerëz me kështjella rëre,me fusha të zbrazëta dhe pa kurrfarë buzëqeshje.Natyrisht ulja e kokës,e programimit siç do tjetri të bën të ulët të quhesh “e urtë” nëse bindesh.Kur je e sinqertë je disi jashtë mode,konfliktuale me njerzit , që duan thjesht një kukull sipas interesave.Kur humbasin largohen në rrezikun e trurit pa fre,në pakontrollin e tyre ku frytshmëria qëndron nën 0.E dashur jeta ime! të falenderoj për arsyen dhe forcën që më jep kur unë ndihem vetëm, kur unë mërzitem dhe ti më jep forcë për të ecur përpara edhe pse rruga që më shfaqet është kaq e minuar me njerëz lëpirës dhe dyfyrësi.Shpresoj që dielli ta ngroh tokën ku eci ku shkel nga shiu dhe balta e sivjetshme..