Yuri Kim: Kam udhëzime të qarta nga Uashingtoni, shqiptarët duhet të ngrenë zërin

291
Sigal

“Për sa i përket Shteteve të Bashkuara, unë kam udhëzime të qarta nga Uashingtoni që kjo të mbetet një prioritet dhe unë jam e vendosur për ta çuar përpara”. Ky është mesazhi i ambasadores amerikane Yuri Kim në lidhje me situatën politike në vend.

Ambasada amerikane në Tiranë ka postuar në rrjetet sociale pjesë nga intervista e ambasadores Yuri Kim dhënë për një televizion shqiptar.

“Qytetarët shqiptare duhet të vazhdojnë të ngrenë zërin për të shprehur pakënaqësitë e tyre, për të shprehur kërkesën e tyre për më shumë transparencë, më shumë sundim të ligjit”, shprehet diplomatja amerikane .

Ambasadorja amerikane pritet të flasë për ngërçin e politikës shqiptare për reformën zgjedhore, për mos finalizimin e paktit të 5 qershorit të arritur nga Këshilli Politik. Intervista e plotë do të transmentohet në darkë.