KE: Në Shqipëri  veprojnë  27 banda  milionerësh  droge

367
Sigal

Raporti ndërkombëtar zbulon se në Shqipëri operojnë mbi 27 grupe të fuqishme droge të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në kultivimin dhe tregtinë e kanabisit. Misioni i shtetit duket i pamundur për ti goditur pasi pasuria e tyre kapë miliona euro. Raporti i Europol, KE-së dhe OKB-së e cilsojnë Shqipërinë si vend origjine të kanabisit dhe qëndër të këmbimit të drograve. Ja deklarata e DASH për terrorizmin

 

Raporti  i drogave i OKB-së: Shqipëria, e gjashta në botë nga vendet e origjinës së kanabisit për 2014-2018

 

Shqipëria kërcënohet seriozisht nga terrorizmi dhe krimi i organizuar. Dhe kjo nuk është thjesht një fjali që përdoret në formën e saj përgjithësuese, por edhe konkretizuar dhe shkruar qartësisht edhe në strategjinë  antikrim që përfshin periudhën 2013-2020. Edhe pse janë kërcënime të ndryshme dhe në pamje të parë pa lidhje me njëra-tjetrën,  autoritetet e hetimit mendojnë ndryshe. Sipas prokurorëve, apo ekspertëve të antikrimit,  janë të shumta rastet kur krimi i organizuar financon terrorizmin. Objektivat  specifikë në Planin e Veprimit hetimor e policor të vitit  2013-2016, dhe Planin e Veprimit 2019-2020,  konsiderohen si parësore. Në të njëjtën kohë, ndryshe nga Strategjia, indikatorët e performancës në Planin e Veprimit 2013-2016 dhe Planin e Veprimit 2019-2020 konsiderohen si produkte që kanë të bëjnë me secilën nga aktivitetet që janë në zbatim e sipër. Të gjithë  objektivat  specifikë  nën objektivin strategjik “B” janë përcjellë në nën-objektivat e Planit të Veprimit 2013-2016,  të Planit të Veprimit 2019-2020, përveç objektivit specifik që lidhet me forcimin e kontrollit kufitar.

Raporti ndërkombëtar/ Në Shqipëri veprojnë  27 banda

Shqipëria në të gjitha raportet e saj, kryesisht të ndërkombëtarëve kishte të fiksuar shifrën 40 të bandave kriminale në veprim, por në një raport të fundit Qendra për Studimin e Demokracisë edhe Qeverisjes ka një shifër optimiste. Sipas raportit në fjalë, grupet kriminale janë reduktuar në 27 dhe merren kryesisht me trafik droge, krahasuar me 40 grupet kriminale të përcaktuara në strategjinë  dhe  Planin e veprimit  2013-2016. Si Strategjia, ashtu edhe Planet e Veprimit. Pas hetimeve mbi grupet kriminale, Shqipëria ka identifikuar 40 grupe dhe pasuritë e tyre. Shumica e tyre operojnë në vend kryesisht në kultivimin dhe tregtinë e kanabisit. Por, më shumë se një goditje e tyre “mision i pamundur” është sekuestrimi i parave dhe konfiskimi i pasurive që rrjedhin nga krimet dhe pasuritë e tjera të pajustifikuara, fakt i vënë në dukje edhe në Raportin e Komisionit  Europian  për vitin  2018.

Raporti i Europol për kanabisin, pritet rritje e kultivimit, policia e angazhuar për Covid-19

Kultivimi i kanabisit në Shqipëri pritet që të pësojë rritje në vitin 2020. Në këtë përfundim ka dalë Qendra Europiane për Monitorimin e Drogave, në bashkëpunim me Europol. Ndër të tjera në raport thuhet se, një nga arsyet përse pritet të rritet mbjellja e lëndës narkotike është përqëndrimi i agjencive ligjzbatuese në ruajtjen e masava kufizuese kundër përhapjes së Covid-19. Një tjetër arsye që grupet kriminale kanë tendencë të rrisin kultivimin, është edhe mungesa e hashashit në tregjet europiane pas pandemisë, gjë që ka sjellë edhe rritjen e çmimit në shumë shtete europiane. Në raport thuhet se Shqipëria është një nga prodhuesit më të mëdhenj të kanabisit të trafikuar në Bashkimin Europian, kjo nisur nga sekuestrimi i sasive të mëdha të lëndës narkotike që nisej nga Shqipëria me destinacion vendet e BE-sw. Në Itali, gjatë 2016-s, u sekuestruan 42 tonë kanabis, ndërsa një vit më vonë u kapën më shumë se dyfishi, 90 tonë. Në raport sqarohen edhe rrugët që ndjekin organizatat kriminale për trafikimin e kanabisit. Korridori jugor  kalon përmes Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë, duke përdorur transportin detar dhe atë tokësor. Një tjetër rrugë është ajri, përmes përdorimit  të avionëve sportivë. Edhe Policia dhe prokuroria shqiptare në raportin e vitit 2019-të thonë se kultivimi i kanabisit ka pësuar rritje në vendin tonë.

DASH-i nxjerr raportin për terrorizmin në botë  – e rrezikuar edhe Shqipëria

Departamenti Amerikan i Shtetit, publikoi të mërkurën raportin vjetor për terrorizmin në botë, ku thuhet se në vitin 2019,  Shtetet e Bashkuara arritën suksese të konsiderueshme në luftën kundër terrorizmit, por megjithatë kërcënime të rrezikshme të terrorizmit vazhduan në botë.

Shqipëria

Në kapitullin e raportit për Shqipërinë, thuhet se vendi “vazhdoi mbështetjen e fortë  për përpjekjet e kundërterrorizmit  më 2019, dhe kontribuoi tek Koalicioni Global për të mposhtur ISIS-in”. “Kërcënimi nga terrorizmi në Shqipëri konsiston tek luftëtarët të huaj që kthehen nga Iraku dhe Siria, radikalizimi nga terrorizmi i të rinjve shqiptarë dhe komplotet e Iranit kundër grupit opozitar  “Mujahedeen-e-Khalq” (MEK), anëtarë të të cilit strehohen në Shqipëri”, thuhet në raport. Po ashtu raporti thotë se organet e rendit i rritën përpjekjet për të kundërvepruar ndaj kërcënimeve terroriste dhe se Njësia Kundër Terrorizmit e Policisë së Shtetit mori pjesë në disa operacione të suksesshme për kapjen e terroristëve ose të dyshuarve për terrorizëm. Raporti përmend faktin që në tetor policia njoftoi për parandalimin e sulmeve të planifikuara në vitin 2018,  nga agjentë iranianë kundër anëtarëve të “MEK”-ut, që jetojnë në Shqipëri. “Korrupsioni dhe pengesat për ndarjen e informacionit mes agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm mes asgjencive dhe një sistem gjyqësor i dobët, vazhduan të pengojnë përpjekjet e zbatimit të ligjit dhe rendit në të gjitha nivelet”, thuhet në raport.  Zbatimi i reformave në sektorin e drejtësisë vazhdon, duke filluar me vetting-un e 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve për korrupsion, paaftësi dhe lidhje me krimin e organizuar, thuhet në raport.  Departamenti i Shtetit thotë se në 2019,  Shqipëria miratoi legjislacion për të adresuar  shqetësimet lidhur me “efektivitetin e ulët” në drejtim të konfiskimit, hetimit dhe ndjekjen ligjore për financat nga terrorizmi dhe sanksionet financiare (të ngritura nga Komisioni i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave).  “Por zbatimi varet nga masa rregullatore të mëtejshme dhe veprime të qeverisë”, thuhet në raport. Në raport thuhet se “qeveria vazhdon të jetë aktive në programet për të luftuar terrorizmin e dhunshëm”.

OKB-ja:  Shqipëria, vend i origjinës së kanabisit

Shqipëria dhe Holanda janë dy shtetet kryesore në Europë që përmenden më shpesh për periudhën  2014-2018 , si shtete të origjinës, nisjes dhe tranzitit të barit të kanabisit. Konkluzioni jepet në raportin global të drogave të UNODC (United Nations Office on Drugs and Crime), për vitin 2020, një publikim i Kombeve të Bashkuara. Sipas raportit, analiza e të dhënave direkte dhe indirekte për periudhën 2010–2018 , tregon për një sërë vendesh që ka të ngjarë të kenë kultivim domethënës të kanabisit , në raport me shtete të tjera në të njëjtin rajon dhe nënrajon. Për Europën Juglindore, sërish përmendet vetëm Shqipëria. Ndërsa në Europën perëndimore përmenden Holanda, Italia, Mbretëria e bashkuar (plus Irlandën e Veriut), Spanja dhe Belgjika. Ndërsa për rrëshirën e kanabisit, (substanca që nxirret pas presimit të kanabisit), Shqipëria renditet e gjashta në botë për të njëjtën periudhë, sipas një grafiku të publikuar në raport, që rendit “Shtetet kryesore të origjinës së rrëshirës së kanabisit, sipas raportimeve nga shtetet anëtare, 2014-2018” (shiko grafikun në fund). Shqipëria renditet pas Marokut, Afganistanit, Pakistanit, Libanit dhe Iranit, ndërsa është para Holandës dhe Spanjës. Kjo renditje është bazuar numrin e rasteve të përmendura në një pyetësor vjetor që UNODC-u  ka bërë me 68 vende. Raporti thotë se trafikimi i rrëshirës së kanabisit është më i përqëndruar se ai i barit të kanabisit. 51% e rrëshirës së kanabisit në 2018-n,  u kap në Europën Perëndimore dhe Qendrore. Pas një rënjeje në 2010-2016, trafikimi i këtij produkti shënoi sërish një rritje në 2018-n. Rekordi i prodhimit  të kanabisit në Shqipëri, vijon të mbetet viti 2016, i matur indirekt përmes rrënjëve të asgjësuara, që arritën në 2.5 milionë.