Petrit Vasili: Lu dhe Vllahutin ç’prisni (?), reforma ne drejtësi u kap nga Rilindja, askush nuk beson më te ajo

599
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një status në Facebook akuzon qeverinë e Ramës se ka rrëzuar reformën në drejtësi.
Në postimin e tij, Vasili shprehet se “edhe shqiptari më i fundit nuk e ka harruar se ambasadorët Lu e Vlahutin, gargantuan që ligjet e reformës në drejtësi do t’i bënin ekspertët.
Por, sipas tij, Rilindja e shkeli këtë parim dhe se ligjet e reformës tashmë i përkasin totalisht Rilindjes.
Postimi i plotë
Lu dhe Vllahutin ç’prisni (?), reforma ne drejtësi u kap nga Rilindja, askush nuk beson më te ajo.
Rilindja rrëzon përfundimisht reformën në drejtësi.
Edhe shqiptari më i fundit nuk ka harruar se u garantuan publikisht nga ambasadorët Lu dhe Vllahutin, se ligjet e reformës ne drejtësi do t’i bënin ekspertët dhe do të vinin për miratim pa ndryshime në parlament.
U vendos kështu, me qenë se ekspertët ishin të pavarur, të mbështetur nga Euralius, OPDAT dhe Komisioni i Venecias, që të mos lejohej politika që të kapte drejtësinë.
Por, Rilindja e shkeli dhe e shtypi këtë parim.Tani ligjet e reformës i bën totalisht Rilindja, madje mbrëmë i ndryshoi totalisht edhe përmbajtjen edhe titullin ligjeve që ekspertët përgatitën; ashtu siç bënë edhe me vetingun dy javë më parë, ku i shkurtuan edhe njerëzit edhe paratë.
Reforma në drejtësi ra.
Parimet e reformës dhe grupi i ekspertëve me Euralius dhe Opdat u asgjësuan.
Reforma u kap nga Rilindja ditën për diell.
Lu dhe Vlahutin, reagoni! Ç’prisni!? Zhgënjimi popullor është i madh. Askush nuk beson më tek reforma në drejtësi.
Sigal