“Kasaphana”, 90% e regjistrave kadastralë të dëmtuar, mungojnë mijëra faqe

152
Sigal

 

 Artan Lame: Vendosëm ditën “zero”, nuk do ketë më abuzime e ndryshime të pakontrolluara

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ka bërë të shtunën një bilanc të regjistrave kadastralë të kryeqytetit, duke përmbledhur keqpërdorimin, abuzimet e korrupsionin që është bërë me ta pas viteve 90. Ai tha se nga 2342 regjistra në Tiranë, vetëm rreth 250 rezultojnë pa dëmtime. Të tjerët, (rreth 2100 regjistra) rezultojnë të dëmtuar me grisje, heqje fletësh, ndërrime faqesh, etj. Kështu: Vlera e parë e këtij inventari, është që të paktën vendos një ditë “0”, pra që pas kësaj dite nuk ka më rrëmujë dhe ndryshime të pakontrolluara.Tashmë arkivi i pronave është me sistem kamerash dhe sistem alarmi. Ka persona përgjegjës për çdo hyrje – dalje dokumentacioni. Lame bëri një përmbledhje edhe të procesit të verifikimit të Akteve të marrjes në pronësi të tokave bujqësore, duke nënvizuar se tashmë është hapur rruga për regjistrimin e tyre.“Kishte vonesa në shërbime. Janë bërë abuzime në dekada me AMTP. Në këto rrethana, pasi konkluduam me listimin përfundimtar, u bë skanimi i formularëve. Ky proces u krye për të gjithë fshatrat e Tiranës. Regjistrojnë të regjistruara, për fat të keq, vetëm rreth gjysma e pasurive. 31 vite që ka filluar procesi i ndarjes dhe regjistrimit të tokës bujqësore dhe është certifikuar vetëm gjysma e saj. Duhen hetime të mirëfillta për të zbuluar se çfarë ka pasur dhe çfarë ka luajtur në qindra faqe, që nuk ekzistojnë më fare. Janë me qindra faqe të dyshuara në regjistër, pra që është hequr një faqe dhe është vënë një tjetër. Them të dyshuara, sepse ndryshon ngjyra, formati, etj. Edhe kjo kërkon hetim. U gjetën rreth 100 faqe të dubluara, dhe kjo bëhej me qëllim që e njëjta pasuri të trajtohej për disa qytetarë, të cilët pastaj duhej të shkonin në dyert e gjykatave për të gjetur se cilit i takonte pasuria. Sipas kreut të Kadastrës, përgjegjës për dëmtimin e regjistrave është çdo ministër i Drejtësisë e Bujqësisë, dhe çdo Kryeministër, që ka qenë në detyrë 30 vitet e fundit.