Karapici: Zonat ekonomike “Durrësi 1” dhe “Durrësi 2”, projekti i duhur për zhvillimin e qytetit

235
Sigal

Eksperti i ekonomisë njëherësh dhe Zëvendës Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës Enon Karapici i është rikthyer sërish programit të LSI-së për këtë qytet.

Karapici shprehet se zonat e lira ekonomike “Durrësi 1” dhe “Durrësi 2”, është projekti i duhur për zhvillimin e qytetit të Durrësit.


Postimi i tij i plotë: 

Zonat e lira ekonomike “Durrësi 1” dhe “Durrësi 2”, projekti i duhur për zhvillimin e qytetit tonë. Jo propagandë. Por punë. Anëtarë të Forumit Ekonomik të LSI Durrës panë nga afër Zonat e Lira Ekonomike në Shkup, Maqedoni e Veriut, ku u njohën hollësisht me mënyrën e funksionimit të këtij projekti i cili nuk është aspak utopik por real dhe tejet i sukseshëm i cili ka gjeneruar me mijëra vende pune, ka rritur eksportet me 2 miliardë euro dhe ka rritur ndjeshëm buxhetin e shtetit.
“Durrësi 1” dhe “Durrësi 2” do vihet në zbatim dhe do bazohet mbi këtë shembull suksesi. Ky projekt do sjellë: Gjenerim të mijëra vendeve të reja të punës; Frenim të shpopullimit të vendit; Orientim për rininë, për të sapo diplomuarit dhe profesionistët drejt tregut të punës; Durrësi shndërrohet në epiqendër të zhvillimit ekonomik dhe model për zona të tjera në vend; Transformim të vendit në një eksportues të rëndësishëm dhe ndërlidhës në rajon; Një Durrës me një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në shërbim të banorëve; Ky projekt do jetë kombëtar dhe themeli i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik jo vetëm për 4 vitet e ardhshme, por për dekadat që do të vijnë. Jo propagandë, por punë.