Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.
Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësore.
Sipas burimeve bëhet me dije se këmbësorja ndodhet në gjendje kritike për jetën për shkak të plagëve të marra.
E lënduara është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërsa në vendngjarje ndodhet policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.