Kandidatja e LSI, Bruna Paskali: Programi i LSI, mbështetje për gruan dhe familjen

335
Sigal

Kandidatja e LSI në qarkun e Korçës, Bruna Paskali ka zhvilluar sot takime me gra dhe vajza të qytetit të Korçës. Në një postim në Faceboo, Paskali shprehet se programi i LSI synon fuqizimin e gruas dhe familjes shqiptare.

“Vazhdojnë takimet intensive me gratë dhe vajzat e qarkut të Korçës. Fokusi i programit të LSI-së.  Mbështetje e Gruas dhe Familjes. Fuqizimi ekonomik dhe social i grave dhe vajzave. Stimulim Financiar për kualifikimin dhe promovimin e grave dhe vajzave sipërmarrëse”,- shkruan Paskali në një postim në Facebook.