Kanabisi lulëzon në të gjithë vendin, Berisha publikon videon e qytetarit që falenderon Ramën

206
Sigal

Mbjellja e kanabisit po vazhdon në të gjithë vendin. Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një video nga Dukagjini, ku duket një ‘fermer’, i cili falënderon kryeministrin Edi Rama që i lejon të mbjellin bimët narkotike.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha: 

Ka një përshëndetje nga Pulti për kreun e narkoshtetit!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital.

Përshëndetje doktor Berisha, u befshi sa malet. Me këtë video nga komuna e Pultit, Dukagjin, dua të përshëndes Edi Ramën që me shefat e tij na lejon t’i mbjellim dhe t’i korrim vetë arat, pavarësisht se një pjesë shkon për ta, por nuk ka mbetë pune tjetër në Shqipëri që të mbijetojmë.