Malltezi: Blushi dhe Bollino fshihen pas Ballës, akuza ndaj meje me paratë e plehrave të Ramës

244
Sigal

Anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi, i ftuar në një emision televiziv ka shpjeguar se, bazat e shpifjes së Karlo Bolinos dhe Ben Blushit ndaj tij dhe faktin se këta të fundit po fshihen pas njëri tjetrit dhe Taulant Ballës, duke mos sjellë prova për akuzat e ngritura ndaj tij.

“Ende nuk ka filluar gjyqi në seancë, janë procedurat paraprake, por gjatë kohës së fushatës elektorale pati disa media që zbatuan porosinë e Edi Ramës dhe Don Agaçios, që nuk është ide e mirë ti bësh opozitë qeverisë, ndaj këta për disa milion më shumë bënë lëpirje ndaj Edi Ramës dhe shpifje ndaj kundërstarëve të Edi Ramës.

Këto media qoftë Top Inceneratori qoftë mediat e Bolinos po paguhen me paratë e plehrave. Janë para publike që duhet të shkonin në xhepat e qytetarëve shqiptarë, por për fat të keq po shkojnë në xhepat e mafies së plehrave të Edi Ramës dhe media lëpirëse të Edi Ramës, të cilat paguhen me para publike në një aferë korruptive shumë të rëndë.

Për më tepër Bolino po merr dhuratë nga Edi Rama 5 mij metra katror truall në qendër të Tiranës si dhe 1600 m 2 të tjera.

Mbi bazë të këtyre parave këta gjatë fushatës bënë disa emisione plot me shpifje kundër meje dhe kujt të mundeshin.

Unë se lashë me kaq. Menjëherë i çova në gjykatë, i thashë se janë shpifje, hajde vërtetojini.

Në materialet paraprake që kam depozituar, që kam dërguar në gjykatë, Ben Blushi do të fshihet pas asaj që unë nuk i kam akuzat të miat, thënë ndryshe mua më gjetën budalla, por unë i kam nga Taulant Balla dhe Bolino

Taulant Balla, pasi u gjet njëherë fajtor për shpifje, fshihet pas asaj që duhet të hetojë prokuroria, por nuk guxon të thotë më kemi vjedhje apo korrupsion.

Tani këtë e ka thënë Ben Blushi përkundrejt milionave që merr nga paratë e taksapaguesve shqiptarë nëpërmet mafies së plehrave

Atëherë i them eja e provoji akuzat. Nuk e provon se thotë i ka thënë Taulant Balla. Po as kjo nuk ëshët e vërtetë. Por Taulant Balla ka disa vite që përvidhet.

E dyta, thotë Bolino. Bolino nuk ka guxuar të thotë që toka nuk është e pronarëve. Ndonëse thotë që ka dyshime. Kështu Blushi është qartazi në shpifje dhe fshihet pas Bolino dhe Ballës.

Kurse Karlo Bolino më ka bërë për të qeshur thotë ‘shpifje pa dashje’, ‘shpifje incidentale’. Nuk e kam pasur qëllim, por më ka shpëtuar. Kemi të bëjmë me dy media, lëpirëse të Ramës. Të dyja këto media kanë shkelur rregullat bazë të etikës së gazetarisë”, u shpreh Malltezi.